Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj | Foto: MPJ

Enver Hoxhaj i Pakënaqur me Komisionin e Shpejtim Bulliqit

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi punën e Komisionit për vlerësimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

NDËRLIDHUR

Sapo anëtarët e Komisionit përfunduan raportimin, Hoxhaj mori fjalën në mbledhjen e qeverisë për ta shprehur pakënaqësinë me punë e Komisionit.

“Jemi të vendosur ta shtyjmë këtë çështje përpara në Kuvend të Kosovës. Në takimin e parë, mandati që keni marrë nga kryeministri, ka qenë që të gjendet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Unë sot dëgjova vlerësime shumë të përgjithshme por jo ndonjë provë materiale, jo ndonjë fakt konkret”, tha Hoxhaj.

“Nuk ishit konkretë, nuk pashë qartësi të re. Kur temat janë komplekse, është detyrë e komisooneve t’i thjeshtojë. Kam përshtypjen që e keni komplikuar më shumë”, tha Hoxhaj.

04 Dhjetor 2017 - 10:31

Erjonë Popova 04/12/2017 - 10:31
NDËRVEPRIMI173