Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Emërimi dhe Shkarkimi i Dyshimtë i Shefes së Prokurimit

Ministria e Drejtësisë e ka emëruar udhëheqëse të Divizionit të Prokurimit, Valentina Dukën në fund të muajit janar. Detyrën në këtë post e kishte ushtruar vepër për një muaj, pasi e njëjta ishte shkarkuar.

Në Ministrinë e Drejtësisë thonë se emërimi dhe shkarkimi i saj është bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

NDËRLIDHUR

Ndërkohë, Gazeta Jeta në Kosovë ka pranuar një raport ku thuhet se shkarkimi i Dukës është bërë pasi e njëjta nuk kishte certifikatë valide për prokurim e cila lëshohet nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Ministria e Drejtësisë thotë se Duka është caktuar në këtë pozitë me vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie.

“Znj. Duka është caktuar në pozitën Ushtrues Detyre Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit të Ministrisë së Drejtësisë me datë 23.01.2017, me vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, dhe në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi për shërbimin Civil”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të MD-së.

Të pyetur për arsyen e shkarkimit, vetëm një muaj pas emërimit, zyra për informim e ministrisë i ka thënë Gazetës JNK se e njëjta nuk ka pasur certifikatëvalide për prokurim, ashtu siç kërkohet me ligj.

Këtë e dëshmon edhe lista publike në KRRP, ku emri i Valentina Dukës nuk ekziston as në listën e personave që janë pajisur me certifikata themelore profesionale të prokurimit 2017-2019.

“Vendimi i cekur me lartë është shfuqizuar me datë 20.02.2017, duke marrë në konsideratë dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi për fushën e prokurimit”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Në nenin 11 të Ligjit nr. 05/L -068 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-237, në të cilën ndër të tjera është përcaktuar: “Të gjithë zyrtarët të prokurimit duhet të kryejnë programet e trajnimit dhe të certifikohen në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe vendimet përkatëse të KRPP-së deri më 31.12.2016. Të gjitha certifikatat ekzistuese të mbajtura nga zyrtarët të prokurimit janë valide deri më 31.12.2016”.

Gazeta JNK ka dërguar pyetje shtesë në MD nëse të njëjtës i është kërkuar certifikata para emërimit, por nuk ka marrëpërgjigje.

Po ashtu Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe Valentina Dukën, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve as ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara me email.

Duka është sistemuar në një pozitë tjetër në tënjëjtën ministri.

“Në mungesë të certifikatës validenga znj. Duka, siç kërkohet me dispozitën e cukur më lartë, është autorizuar një zyrtarë tjetër i Ministrisë së Drejtësisë për udhëheqjen e procedurave të prokurimit në Ministri të Drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Neni 25 i Ligjit të Prokurimit Publik i përcakton kushtet që duhet plotësuar një zyrtar për t’u certifikuar për prokurim nga Komisioni Rregullativ i prokurimit Publik.

“KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP-in të lëshojnë ‘certifikatën themelore profesionale të prokurimit’ vetëm për peronat të cilët i kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme të gjitha kurset themelore dhe të cilat rekomandohen nga trajnuesi. KRPP në bashkëpunim me IKAP-in do të lëshojnë ‘certifikatën e avancuar profesionale të prokurimit’ vetëm për personat të cilët i kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme të gjitha kurset e avancuara”, thuhet në paragrafin e 4 të nenit 25 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Vetëm zyrtarët që kanë të përfunduar niveli bachelor apo nivelin master ne fushën e prokurimit janë të liruar nga nevojë për t’u certifikuar, por të njëjtit janë të obliguar t’i ndjekin trajnimet e organizuara nga KRPP-ja dhe Instituti Kosovar për Administratë Publike.

20 Mars 2017 - 20:20

Erjonë Popova 20/03/2017 - 20:20
NDËRVEPRIMI0

Emërimi dhe Shkarkimi i Dyshimtë i Shefes së Prokurimit

by Erjonë Popova
NA NDIQNI