Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

E Shantazhonin me Foto Pornografike

Policia në Suharekë ka arrestuar S. Azemin dhe N. Morinën, të cilët besohet se e kanë shfrytëzuar seksualisht një femër, duke e shantazhuar me “disa fotografi të papërshtatshme pornografike”.

Hetuesit policorë e kanë arrestuar S. Azemi, nga një fshat i Skenderajt, të mërkurën në orët e vona të mbrëmjes, në afërsi të “Ben-Af” në Suharekë. Ndërsa sot është arrestuar edhe N. Morina nga rrethi i Prizrenit, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale, Hazir Berisha.

NDËRLIDHUR

Sipas policisë, ekziston dyshimi i bazuar se dy meshkujt, në bashkëveprim, kanë kryer disa vepra penale ndaj një viktime femër, përfshirë kanosje; detyrim, incizim i paautorizuar dhe shantazh për marrëdhënie seksuale.

“Sipas hetimeve të para dyshohet se të njëjtit kanë përfituar shërbime seksuale në dëm të viktimës duke i bërë shantazh me disa fotografi të papërshtatshme pornografike”, tha zëdhënësi Berisha.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit policor, ndërsa provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

ETIKETA

06 Shtator 2012 - 3:30 pm

Gazeta JnK 06/09/2012 - 3:30 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0