Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Dy Grabitje të Armatosura në Veri

Plaçkitësit, duket se po e shfrytëzojnë situatën e rënduar në veri, për të përfituar. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar për dy raste grabitjeje, ku janë përdorur edhe armë. Si të dyshuar, janë arrestuar dy banorë të Kragujevcit të Serbisë

Policia në Mitrovicë ka njoftuar për dy raste të grabitjeve të armatosura, që kanë ndodhur dje në veri të vendit. Një gruaje i janë vjedhur 15 mijë euro dhe stoli ari në shtëpinë e saj, në veri të Mitrovicës, nga persona të maskuar dhe të armatosur. Në rastin e dytë që ka ndodhur në Zveçan dy shtetas të Serbisë, besohet se kanë shtënë me armë, duke lënë të plagosur një person, të cilit tentuan t’ia vidhnin veturën.

NDËRLIDHUR

Në rastin e parë, që ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Vllade Çetkoviq” veri të Mitrovicës, një 39-vjeçare, e përkatësisë etnike serbe, ka njoftuar policinë se është grabitur nga tre persona të panjohur të maskuar, ndërsa njëri ndër ta ishte i armatosur.

Sipas ankueses, ajo po kthehej në banesën e saj, ndërsa me të arritur në derën e banesës, tre të dyshuarit, duke përdorur forcën fizike, goditje me grushte në pjesë të kokës, dhe nën kërcënim të armës, e kanë futur viktimën në banesën e saj.

Pasi viktima kishte refuzuar t’i bindej urdhrave të dyshuarve, tre personat e maskuar e kanë lidhur atë dhe kanë filluar përdorimin e forcës ndaj saj, duke kërkuar që t’ua dorëzonte paratë të cilat i posedonte.

Sipas deklaratës së viktimës, sulmuesit kanë arritur që të marrin para të gatshme në vlerë prej 15 000 eurosh, si dhe stoli ari në peshë prej rreth 200 gram, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është kualifikuar si vepër penale “Grabitje” e paraparë në bazë të nenit 255 të Kodit Penal të Kosovës ndërsa sektori i hetimeve është duke u marrë me rastin e raportuar, ka njoftuar Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.

Në rastin e dytë që ka ndodhur sot, pas mesnatës, dy të dyshuar, Nikoliq S. (1990) dhe Prokiq S. (1982), shtetas të Republikës së Serbisë, banorë të Kragujevcit, janë identifikuar dhe arrestuar nga policia e Kosovës në Leposaviq, pasi besohet se ishin qenë të përfshirë në një rast të grabitjes dhe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore me një armë zjarri.

Rasti, i kualifikuar si vepër penale “vrasje në tentativë”,  ka ndodhur rreth 20 minuta pas mesnatës, në afërsi të kafeterisë “Izvor” në fshatin Grabovc të Zveçanit. Viktima, një serb 50-vjeçar, po ashtu nga Kragujevci, ka pësuar lëndime nga armë zjarri. Ai është plagosur nën vesh dhe është dërguar në Qendrën spitalore në veri të Mitrovicës, në kirurgji, ku është shtruar për trajtim mjekësor.

Në bazë të informatave preliminare të policëve në vend ngjarje, mësohet se incidenti kishte filluar me grabitje derisa dy të dyshuarit, pa ndonjë paralajmërim, kanë shtënë në viktimën, ndërsa i kanë grabitur automjetin e tij “Golf VI” me targa “KG”, me të cilin automjet edhe janë larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë prapa viktimën e plagosur.

Aktivizimi i njësive policore ka rezultuar me sukses të ndalimit dhe arrestimit të dy të dyshuarve të këtij akti kriminal. Ata u janë dorëzuar hetuesve policorë të stacionit në Zveçan.

ETIKETA

20 Tetor 2011 - 10:43

Gazeta JnK 20/10/2011 - 10:43
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Dy Grabitje të Armatosura në Veri

by Gazeta JNK
NA NDIQNI