Duhet të Flasim për Alek-un

Ai e bëri prapë këtë në mbrëmjen e së dielës. Aleksandër Vuçiq, kryeministri ynë, gjithashtu i njohur si Alek për disa prej shokët e tij. Nga një paraqitje të drejtpërdrejtë në njërën nga studiot e tij të preferuara televizive foli me ton të ngritur për rreth dy orë të plota duke përdorur fjalët si “trap”, “idiot”, dhe “bisha” për t’i përshkruar kundërshtarët e tij, bëri premtime të pamundura, nxjerri gënjeshtra njëra pas tjetrës.

Ai tha, për shembull, se asnjëherë nuk e kishte përkrahur Hillari Clintonin për presidente të ShBA-së, edhe pse e bëri mjaft publikisht edhe në procesverbal më pak se një muaj më parë, madje shkoi edhe në një ngjarje të fondacionit Clinton në Nju Jork, ku ai ishte filmuar duke përshëndetur burrin e saj Bill-in.

Dhe Alek-u po vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë prapë se prapë. Kur ai nuk është në studio, ai është duke iu drejtuar parlamentit të Serbisë, ose duke mbajtur ndonjë konferencë shtypi, ose duke hapur ndonjë rrugë ose gjëra të tilla. Shumica e kryeministrave e bëjnë të njëjtën herë pas here, por ai e bën këtë në 7 ditë të javës, nganjëherë disa herë në ditë, dhe ne jemi aq të trullosur nga kjo prani e përhershme që vështirë ndonjë gjë ose ndokush mund ta largojë atë nga hapësira për publikun serb. Çdo gjë sillet rreth tij dhe vetëm tij.

Vetëm pak javë më parë, ai deklaroi që asnjë ndërmarrje e vetme biznesi në Serbi nuk mund të punonte nëse nuk do të përfshihej ai vetë. Në ndonjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut, kjo mund të bëjë zhurmë; këtu mezi e vënë re.

Nëse narcizmi i tepërt do të ishte i vetmi problem, unë do të mund të jetoja me të. Ajo që më pengon është rruga e tij e vazhdueshme për të dekonstruktuar realitetin dhe për të krijuar një paralele me diçka që ai e ka përsosur në një formë të artit. Fjalimi i javës së kaluar në parlament u dedikua për njëqind ditët e para të kabinetit të tij, në të cilën tha: “Serbia sot është e qëndrueshme, ekonomikisht e shëndoshë, dhe e sigurt”.

Asgjë të keqe nuk ka këtu apo jo? Mirë, çdo gjë këtu është e gabuar: së pari, kabineti i tij është më shumë se 100 ditë i vjetër, sepse qeveria “e re”, u imitua në fund të gushtit pas zgjedhjeve të parakohshme, është e njëjta si qeveria e vjetër, e zgjedhur më 2014: vetëm disa ministra (nga 19) janë zëvendësuar.

Ekonomia e shëndoshë? Indekset tregojnë se Serbia ka zhvillim të ngadaltë, papunësi të madhe dhe më pak të ardhura për kokë banori sesa fqinjët e saj.

Siguria? Po zbulimi i dy arkave me armëve që u kapën afër shtëpisë së familjes së kryeministrit, dhe një tjetër afër apartamentit të vëllait të tij në fillim të këtij muajit, që kinse ishin përdorur për të vrarë kryeministrin Vuçiq ose vëllain e tij, ose që të dy?

Pas dy javëve të përfolura rreth “komplotit monstruoz” të organizuar nga disa fuqi të huaja misterioze, tregimi papritmas u zhduk nga lajmet. Sot e kësaj dite, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ose as nuk janë përmendur emra. Kështu që si po mendojmë se jemi të sigurt, dhe si mundet të jetë vendi i fortë nëse një komplot i ri kundër kryeministrit dhe një seri të re të armiqve të zbulohet çdo javë dhe pastaj të harrohen dhe të zëvendësohen me tjera. Dhe prapë askush të mos e vëjë re.

Më lejoni të jem më i qartë: pas më shumë se 25 vjet si gazetar profesionist, unë me të vërtetë nuk pres nga politikanët të thonë të vërtetën ose në të shumtën e rasteve. Sidoqoftë, këtu ka diçka më shumë shqetësuese në mënyrën se si Alek-u ynë gënjen:  ai nuk tjerr një rrjet të përpunuar të gjysmë të vërtetave për t’i fshehur gabimet e tij, ose për t’iu shmangur temës. Në vend të kësaj, ai vetëm i pohon gjërat në mënyrë të qartë e të gabuar që edhe një pesëvjeçar mund ta dijë këtë.

Kur Alek-u gënjen, ai e di që ne e dimë që ai është duke gënjyer dhe e shijon këtë sepse media jonë e urtë dhe politikanët pakurrizorë nuk guxojnë ta sfidojnë atë. Kur ai flet, është gjithnjë një lojë e fuqishme, asnjëherë nuk debaton ose bisedon. Kjo është poshtëruese sepse ai nuk shkon kundrejt të vërtetës por kundrejt sensit të njëjtë.

Disa do ta quanin këtë lloj pushtet Orwellian (kujtim “1984”: lufta është paqe, injoranca është fuqi, dhe liria është skllavëri). E zbulova një tipar shekspirian dhe nuk mund të ndaloj duke menduar për veprën e tij më të hershme “Zbutja e Hundëgjatit”.

Në fund të skenës, Petruchio sjell Katerinën, dikur një hundëgjatë dhe tani tërësisht e thyer, në mesin e shokëve të tij ta testojnë çështjen e saj në përgjithësi. Së pari ai i tregon asaj se hëna po shndritë: ajo pajtohet: më pas ai i tregon asaj se është dielli: ajo pajtohet prapë. Në fund, ajo tregon:

“Por dielli nuk është, kur ti thua që nuk është,

Dhe hëna ndryshon sa edhe mendja jote:

Çka ti do ta kesh emëruar, edhe ashtu është,

Dhe kështu do të bëhet kështu për Katerinën.”

Dhe kështu është tashmë për Serbinë, me Alek-un në krye. Në lojë, shokët e Petruchios janë të impresionuar me punën që ai bëri për Katerinën dhe kështu janë edhe shokët e Alek-ut kur ata vijnë në vizitë (Kryeministri Hungarez, Viktor Orban, kampion i jotolerancës, i cili erdhi këtë javë dhe komentoi përpjekjet e Vuçiqit). Por unë shoh shumë e më shumë njerëz rreth meje duke hequr dorë dhe duke pranuar vendin në universin paralel të Alek-ut dhe duke menduar se edhe sa mund të rezistoj unë.

Ne duhet të kthehemi në realitet përpara se komploti të marrë më shumë kthesë të gabuar. Mbajeni në mend, se ndryshe nga hundëgjati, shumica e dramave të shkrimtarëve në shkrime nuk kanë një fund të lumtur.