Duaje Tënden

Refiqja buzëqesh derisa nënshkruan emrin e saj në faturë. Ajo merr euro që i kthehen dhe më thotë që këto janë paratë e para që ka nxjerrë në jetën e saj.

Anglezja që ka blerë prej asaj buzëqesh gjithashtu ngase ajo veç sa kryer shoppingun e saj për krishtlindje. Ndërkohë, unë ndihem mirë sepse projekti ynë ‘blej lokalisht’ për produkte spuni ka filluar tashmë zyrtarisht. Kemi qenë gjithmonë tifozë për produkte vendore, dhe për të mirat e tyre ambientale si dhe ekonomike për Kosovën. Me fushatën e re të fuqishme ‘Duaje tënden’ që promovon prodhim vendor (me siguri i ke pa parullë në ngjitëset në formë zemre në produkte nëpër shitore), po shpresojmë që arritja e Refiqes do të jetë pjesë së një arritje të Kosovës: më pak importe prandaj më pak ndotje prej transportit, ‘carbon footprintd’ më të vegjël dhe më shumë investime dhe efiçiencë në vendin ku banojmë.

Refiqja është njëra prej pesë gratë rome, ashkali dhe egjiptase në Fushë Kosovë të cilat janë të trajnuara në prodhimin e sapunit dhe kanë filluar këtë mikro-biznes. Me fonde për fillim prej Agjencionit Austriak për Zhvillim, gratë mësuan procesin e çuditshëm ku kombinohen një sodë e veçantë dhe vaji i ullirit bashkë me aromën për ta bërë tamam sapunin.

“Kemi mësuar prej gabimeve tona gjatë trajnimit. Gjithashtu kemi mësuar si të sigurosh vetën gjersa prodhohet sapuni, ngrohet vaji dhe fëmijët mbahen larg nga përbërësit. Kemi provuar edhe disa ide të ndryshme për ngjyrë dhe aromë. Jemi kënaqë”, thotë gruaja.

‘Ngjan si kanaxheq’, gratë qeshën në trajnimin e parë që kemi mbajtur, duke iu referuar festës së grave në një martesë tradicionale, dhe e kuptova që nuk kishte shumë mundësi tjera për këto gra që të lëvizin nga shtëpitë e tyre.

Se atyre u pëlqen projekti, qartë mund të shihet. Ka kënaqësi në lidhje me një produkt të ri, por gjithashtu krenari me nxjerrjen e parave për familjen. Të gjitha gratë kishin fëmijë të moshës nëntë vjeç ose më shumë të cilët nuk kishin qenë të regjistruar në shkollë përpara shtatorit. OJQ’ja ‘The Ideas Partnership’ i ka ndihmuar dhe po shpresojmë që projekti për përpunimin e sapunit është një mënyrë për të ofruar përkrahje financiare familjeve që të mos varen prej punës së fëmijëve, dhe si rezultat këta të mungojnë në shkollë. 

Marka e sapunit të tyre natyror është ‘Sa-punë’, ‘pun’ në shqip është rrënjë për ‘punë’ dhe vërtet ‘sa shumë punë’.  Sapuni kushton 2 euro për një çantë të vogël të pambukut me një të madh ose tre sapunë të vegjël. Me ble nga një sapun mund të kontaktoni [email protected], por gjithashtu mund të porositë me shumicë.

“Kemi pasur një myshteri që ka porositur 100 çanta të vogla me sapunë. Ajo kërkonte një etiketë ku thuhej ‘Urime vitin e ri’ me emrin e saj në të, dhe ajo do t’i japë si dhuratë për miqtë. Ne mendojmë që do të ketë organizata ndërkombëtare dhe kompani, si dhe hotele që do të jenë të interesuar me porositë sapun kështu, pra po presim disa porosi me shumicë”, thotë Aurélie Viard’i prej The Ideas Partnership që ka qenë pjesë e projektit prej fillimit.

OJQ-ja The Ideas Partnership është veçanërisht e kënaqur që projekti për sapun ka bashkëpunuar me një nismë tjetër mikro në komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian të Sërbobranit, afër Istogut. Aty, grave u janë dhuruar makina të qepjes prej The Ideas Partnership’it me ndihmë prej fondeve të Ambasadës Britanike. Me trajnimin që kanë marrë tash mund të prodhojnë çanta të vogla të pambukut në të cilat është paketuar sapuni i grave në Fushë Kosovë.

Pra një blerje e një çante të vogël të sapunit do të ndikojë për të mirë në dy fshatra ku gratë bëjnë përpjekje të mbështesin familjet për një ardhme më të mirë. Sa e dua këtë.

Elizabeth Gowing është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, të botuar sivjet. Gjithashtu ajo është themeluesja e OJQ’së The Ideas Partnership, të regjistruar në Kosovë me punë në projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund të kontaktohet në [email protected]