Dobësimi i Merkelit, Lajm i Keq për Ballkanin

Një Angela Merkel e ligështuar, do të thotë një Gjermani me më pak kurajo, që nuk do të sjellë favore për shtetet e Ballkanit që po shpresojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Sikurse Theresa May në Mbretërinë e Bashkuar, Angela Merkel ka dalë nga zgjedhjet e përgjithshme shumë më e dobët sesa hyri.

Javë më parë, bisedat lidheshin me atë se sa e madhe do të ishte shumica e saj. Tani, sikurse zonja May, ajo është kthyer në zyrë, por jo me të vërtetë në pushtet.

Në disa mënyra ajo doli më keq se znj.May e cila së paku arriti një 43 përqindindësh të respektueshëm të votës kombëtare.

Znj.Merkel për kontrast çaloi me nën 33 për qind, performanca më e keqe për CDU-në që nga fundi i viteve 1940.

Ndërsa opozita kryesore, Socialdemokratët, SPD, u shfaqën edhe më keq. Nuk ka dyshim se Merkel do të kryesojë qeverinë e ardhshme. Por matematika e mbledhjes së shumicës në parlament duket e ndërlikuar.

Ndërsa SPD ka refuzuar të bashkohet me një qeveri të re koalicioni dhe pasi nuk mund të përballojë të shkojë pranë Alternativës së Largët për Gjermaninë, AfD, ajo do të duhet të kërkojë partnerë në të majtë midis të Gjelbërve dhe në të djathtë midis Demokratëve të Lirë për të marrë 50 për qind të vendeve.

Duke supozuar se ky koalicion i ashtuquajtur xhamajkan ndonjëherë merr formë – të quajtur kështu sipas ngjyrave përkatëse të partive – është e vështirë ta shohësh atë duke i siguruar Gjermanisë – ose Europës ndonjë drejtim.

Për Ballkanin dhe për vendet e mundshme të BE-së në rajon, sidomos, ky nuk është një lajm i mirë.

Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë tashmë brenda klubit europian dhe kështu mund të marrin pamje më të relaksuar të këtyre hapave.

Por Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë ende jashtë ndërtesës së klubit, duke shikuar. [Shtetet e tjera janë aq larg anëtarësimit që ndoshta ka rëndësi për ta më pak.]

Një Gjermani e preokupuar dhe me pamje të brendshme është pikërisht ajo që nuk kanë nevojë.

Një nga avokatët kryesorë të zgjerimit të BE-së në lindje, Britania, tashmë është jashtë kuadrit, e zënë duke u përpjekur të pajtohet me një lloj marrëveshje tregtare me Brukselin, përpara se karta e saj e anëtarësimit të skadojë në pranverën e vitit 2019.

Franca nuk ka qenë kurrë një avokat i zgjerimit të BE-së, duke u frikësuar se procesi do ta tërheqë BE-në drejt lindjes larg boshtit origjinal të Paris-Rheinland dhe hollimit të ndikimit francez.

Është e vështirë të përfytyrosh shumë energji që vjen nga Italia ose Spanja, tani më shumë e tronditur nga separatizmi në Kataloni.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker bëri një fjalim të guximshëm të quajtur “Shteti i Bashkimit” në mes të shtatorit duke përshëndetur ringjalljen e projektit europian në përgjithësi dhe ringjalljen e procesit të zgjerimit në veçanti.

“Era është në lundrat tona”, deklaroi ai.

Por Juncker mbajti fjalimin e tij optimist përpara se era të fillonte të fryente në një drejtim tjetër, duke çuar në rezultatin e shokut të zgjedhjeve gjermane – tronditëse në aspektin e shfaqjes së fortë të AfD-së kundër emigrantëve, së paku.

Ideja ishte se një Francë e ringjallur nën Emmanuel Macron dhe një Merkel e rizgjedhur, të qetë do ta udhëheqnin këtë rilindje europiane së bashku.

Por tani Presidenti Macron është duke luftuar me bashkimet e frikshme franceze mbi reformat ekonomike të planifikuara, ndërsa Merkel është – ku?

Çfarëdo koalicioni që mbledh, ajo do të duhet të kalojë shumë kohë duke kërkuar mbi shpatullat e saj në AfD dhe duke bërë më të mirën për të siguruar që nuk do të largojë më  votuesit e saj të krahut të djathtë.

Sa për partnerët e saj të mundshëm Demokratët e Lirë, ata janë të njohur për marrjen e një linje shumë të ashpër për migracionin. Ata në veçanti duan dëbime më të shpejta të azilkërkuesve të dështuar. Është e vështirë t’i shohësh ata duke shtyrë shumë për zgjerimin e BE-së.

Të Gjelbrit janë më miqësorë ndaj zgjerimit, por ata morën më pak vota sesa Demokratët e Lirë dhe kështu do të kishin zërin më të dobët në një qeveri xhamajkiane.

Jo gjithçka varet nga rezultati i politikës ditore që vjen nga Berlini, natyrisht. Edhe me një Gjermani të zënë me një Merkel të përulur, procesi i zgjerimit pa dyshim do të jetë në rrugën e tij përpara.

Por, pa përkrahjen e fuqishme të Berlinit, do të jetë edhe më e ngadaltë se sa pritej. Vendet kandidate të BE në Ballkan mund të duhet të mësohen me një qëndrim të zgjatur në dhomën e pritjes.

 Marcus Tanner është redaktor i Balkan Insight dhe autori i “Mbretëresha malore shqiptare, Edith Durham dhe Ballkan” [Tauris].

Mendimet e shprehura në seksionin e komenteve janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN-it.