Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Do të Reagojmë Nëse Sulmohemi

NATO paralajmëron kundër përsëritjes së dhunës në Kosovë, sikurse kishte ndodhur të martën në kufirin verior në Jarinjë, ku u lënduan 16 njerëz.

Forca paqeruajtëse ka dërguar më shumë trupa në vendkalimit kufitare, pas përleshjeve që përshkallëzuan në dhunë në veri.

NDËRLIDHUR

KFOR’i tha të enjten në një deklaratë për media se nëntë ushtarë ishin lënduar dhe se ka raportime të konfirmuara se shtatë serbë të Kosovës ishin lënduar gjithashtu gjatë zhvillimeve.

“KFOR’i njeh mundësinë e të drejtës së protestimit paqësor dhe demonstrimeve. Sidoqoftë, në rast se këto aktivitete bëhen të dhunshme, KFOR’i është i përgatitur të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri për të rikthyer ambientin e qetë dhe të sigurtë si edhe lirinë e lëvizjes. Teksa përmbushë misionin e vet në linjë me rregullat strikte të përkushtimit, KFOR’i është i obliguar të mbrojë forcat e veta”, thuhet në një komunikatë për shtyp lëshuar të mërkurën.

Më 27 shtator 2011, rreth pasdites në vendkalimin kufitar Jarinjë, qindra serbë të Kosovës tentuan të thyenin perimetrin e sigurisë të KFOR’it. Paqeruajtësit thanë se ishin detyruar të përgjigjeshin kur dhuna filloi pasi u gjuajt me plumba në drejtim të personelit të KFOR’it sikurse edhe ekploziv dhe pajisje tjera.

KKFOR’i ndërkohë hedh poshtë se ka gjuajtur në drejtim të civilëve. “KFOR’i kategorikisht mohon dyshimet e pabaza se ka përdorë dhunë të paarsyeshme ndaj civilëve të paarmatosur. Deklaratat e kësaj natyre janë të papërgjegjshme dhe keqorientuese pasi KFOR’i nuk ishte as iniciator dhe as palë që ndikoi në esklaimin e konfrontimit”, thuhet në deklaratë.

NATO kërkoi zhbllokimin e menjëhershëm të rrugëve në veri në të cilat ishin vënë barrikada që prej 16 shtatorit.

ETIKETA

29 Shtator 2011 - 14:51

Fatmir Aliu 29/09/2011 - 14:51
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Do të Reagojmë Nëse Sulmohemi

by Gazeta JNK
NA NDIQNI