Drita Hajdari: Aktualisht kemi 1 mijë lëndë për krime lufte

Javë më parë në opinion u hap tema e amnistimit të krimeve të luftës në Kosovë.

Drita Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka treguar se aktualisht në Prokurorinë Speciale janë 1 mijë lëndë që janë duke u trajtuar për krime lufte.

Hajdari theksoi edhe mungesën e prokurorëve për këtë çështje.

“Prokuroria Speciale ende nuk disponon me numrin e mjaftueshëm të prokurorëve në përgjithësi që me pasë atë mundësi më dhënë një apo më shumë prokuror për krime të luftës. Mungesa e njerëzve për momentin, me siguri lidhet edhe me buxhetin, por të gjithë të janë të vetëdijshëm që nevojitet një numër më i madh të prokrurorëve”, ka treguar ajo në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ajo ka bërë të ditur edhe për strategjinë e punës për këto raste.

“Për momentin kemi afër 1 mijë lëndë që i kemi pranu prej EULEX-it edhe që i kemi pranuar pas marrjes së kompetencave nga EULEX. Kemi bërë një strategji për trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë që të trajtohen rastet për të cilat kemi provat të sigurta si dhe jemi fokusuar sipas përgjegjësisë komanduese”, ka shtuar ajo.

.