Foto-Ilustrim

Digjet Një Barnatore në Lagjen e Boshnjakëve

Policia njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 05:40, të mëngjesit të sotëm, në Lagjen e Boshnjakëve, përkatësisht në kryqëzim të rrugëve “Knjaz Millosh” dhe “Oslobogjenja” në veri të Mitrovicës.

Njësitë policore të cilat kanë reaguar në vendngjarje kanë konfirmuar se zjarri i cili kishte kapluar lokalin e barnatores, është vënë nën kontroll të njësive të zjarrfikësve.

Veç njësive përkatëse policore, të cilat kanë bërë sigurimin e vendit në perimetër të mjaftueshëm të sigurisë, në vendngjarje janë ftuar edhe hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës nga drejtoria rajonale, si dhe ekspertët për përcaktimin e shkaktarit të zjarrit.

Ekspertët ka eliminuar mundësinë se zjarri mund të ishte shkaktuar nga defektet e mundshme elektrike.

“Hetuesit policorë, gjatë mbledhjes së informatave në vend të ngjarjes, kanë siguruar të dhëna të cilat dëshmojnë për vepër kriminale të qëllimshme të zjarrvënies, pasi dyshohet se një person, i cili kishte të mbuluar kokën me një kapele, kishte ngritur grilat siguruese të lokalit dhe pas daljes së tij nga lokali, është vërejtur zjarri”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.

Dëme të konsiderueshme materiale i janë shkaktuar lokalit në brendi. Një prokuror ka autorizuar inicimin e hetimeve të rastit si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.