Digjet Kokainë dhe Marijuanë

Në një aksion të policisë së Kosovës, të mërkurën janë asgjësuar 212 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram e 293 gramë kokainë në Golesh të Prishtinës.

Gjithashtu, policia ka asgjësuar një pushkë gjuetie dhe dy pistoleta TT.

Vlera e përgjithshme e kësaj sasie është rreth 270 mijë euro.

Mallrat e konfiskuara këtë vit janë dërguar në asgjësim pasi procedurat përkatëse të organeve të drejtësisë janë përmbyllur.

Fotoreportazhë:



Xhirimet mund t’i ndiqni në emisionin Drejtësia në Kosovë, RTK.