Diçka e heshtur

S’ka gjë më të heshtur
se kur me grushta godasim të tjerët,
asgjë nuk e kërcënon më pak
qetësinë e shpirtit të kënaqur.
Dorëzimi në sytë e tyre nuk bëzanë,
e krahët  
u bien poshtë pa zhurmë.

Sa qetësi e këndshme. 

Përveç asaj zhurmës kumbuese
që mëngjeseve shqetëson
por që fashitet me lehtësi
nga shushurima qetësuese
e faqeve të gazetës. 

Para se të varrosen nën rrënoja
zhduken së pari mes rreshtave të rubrikës nga bota e argëtimit
te filxhani i përgjysmuar i kafes
te përplasja e derës
në shtëpinë tonë
që qëndron në këmbë, aq e fortë. 

Përkthimi: Doruntina Vinca