Dialogu politik, pas njohjes nga Serbia

Kryeministri Hashim Thaçi tha se deklarimet e tij lidhur me mundësinë e dialogimit politike me Serbinë janë keqinterpretuar. Ai përsëriti se bisedimet politike nuk janë në tavolinën e Prishtinës, Washingtonit e Brukselit

Kryeministri Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë, nëse ky vend nuk e njeh paraprakisht Kosovën.

NDËRLIDHUR

Thaçi tha se deklarimet e tij lidhur me mundësinë e dialogimit politike me Serbinë janë keqinterpretuar. Ai përsëriti se bisedimet politike nuk janë në tavolinën e Prishtinës, Washingtonit dhe as Brukselit.

“Ne do të jemi të përgjegjshëm në obligimin ndërkombëtar që kemi për çështje teknike… Dëshiroj të qartësoj njëherë e përgjithmonë se dialog politik nuk ka, ato kanë qenë keqinterpretime apo keqinformime të ndryshme. Ne do respektojmë obligimet ndërkombëtare dhe dëshiroj që kjo çështje përmbyllet njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Thaçi, i pyetur nga gazetarët, gjatë vizitës në Panairin e produkteve bujqësore “Prishtina 2011”.

 

05 Tetor 2011 - 15:17

Gazeta JnK 05/10/2011 - 15:17
NDËRVEPRIMI0

Dialogu politik, pas njohjes nga Serbia

by Gazeta JNK
NA NDIQNI