Dhjetëra Tifozë Vdesin në Stadium

Ishte e paqartë nëse rivaliteti i madh i sportit apo grindjet politike shkaktuan grindje në stadiumin e qytetit veri-lindor të Port Said.

Më shumë se 70 tifozë kanë humbur jetën pas ndeshjes ndërmjet Al-Masry dhe Al-Ahly të ligës së parë të Egjiptit. Përleshja filloi pas ekipi vendor Al-Masry mundi ekipin nga Kajro, Al-Ahly me rezultat 3-1.

Mijëra tifozë kanë pushtuar stadiumin e Masryt disa sekonda pas ndeshjes dhe derisa të tjerë festonin, të tjerët i sulmuan tifozët dhe lojtarët e ekipit kundërshtar.

Disa orë pas luftimeve, protestuesit në Kajro thërrisnin “Poshtë pushteti ushtarak”. Sekretari i përgjithshëm i partisë së Vëllazërimit Musliman ka fajësuar ushtrinë e Egjiptit për vdekjet.

Ministri i brendshëm i Egjiptit ka fajësuar tifozët që kanë provokuar policinë.

Zyrtarët thonë se shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga tronditjet, prerje të thella në koka dhe asfiksion nga shkeljet e njerëzve.

Disa nga lojtarët mysafirë janë ankuar se sigurimi nuk i kishte mbrojtur ata, ndërkohë të tjerë kanë thënë se nuk do të luajnë më futboll pas kësaj dhune.

E disa lojtarë e tifozë të pranishëm në stadium, që i shpëtuan këtij tmerri, thanë se kjo gjë i ngjau më shumë një lufte, sesa një ndeshjeje futbolli.