Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Dëshmitari X Vdes në Gjermani

Babai Idriz Zogaj e përshkruan atë çfarë ka ndodhur si krim. Dëshmitari kryesor në ‘Rastin Kleçka’, Agim Zogaj, rast për të cilin akuzohen Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij, është gjetur i vdekur të martën mbrëma në një park në Gjermani. Nuk ishte nën mbrojtje të EULEX'it.

Zëdhënësi i misionit europian për sundim të ligjit dhe siguri, Nicholas Hawton, ka thënë se vdekja e të koduarit ‘Dëshmitari X’, i cili kishte dhënë informacione rreth ngjarjeve që kur iu kishte bashkuar UÇK’së, po hetohet nga autoritetet gjermane.

NDËRLIDHUR

“Dëshmitari X është gjetur i vdekur në një park në Gjermani. Ne nuk e dimë saktësisht ku. Autoritetet gjermane po e hetojnë vdekjen e tij”, ka thënë ai.

Dëshmitari kryesor, emri i vërtetë i së cilit ishte Agim Zogaj nga komuna e Malishevës, nuk ishte nën ndonjë mbrojtje speciale të misionit.

“Ai (dëshmitari X)  nuk ishte nën mbrojtje të EULEX’it”, Nicholas Hawton ka thënë për Gazeta Jeta në Kosovë. Ai nuk mundi të thoshte nëse Zogaj ishte nën ndonjë program tjetër mbrojtje të dëshmitarëve.

Ndërkohë, në fshatin Nashec të Prizrenit familja kishte vënë një karrige në prag të hyrjes së shtëpisë në shenjë zie për të vdekurin.

Babai Idriz Zogaj ka pritur e përcjellë njerëz të cilët kishin ardhur për të shprehur ngushëllime.

“Çfarë ka ndodhur me djalin tim është një krim i madh”, tha ai, duke aluduar në mosmbrojtjen e dëshmitarit të dikurshëm ‘X’. “EULEX’i prej fillimit e kanë nisur këtë gabimisht, kur e morën pa dëshirën dhe vullnetin e tij”.

“EULEX’i dhe askush tjetër nuk na ka informuar as zyrtarisht për ngjarjen e djeshme”.

Familja kishte dëgjuar për herë të fundit nga Agim Zogaj një muaj më parë kur ai iu kishte dërguar mesazhe përmes EULEX’it.

Zogaj ishte 57 vjeç, babai i dy djemve dhe ndodhej në Gjermani që nga muaji mars, në shtetin ku atij i jetojnë edhe katër vëllezër tjerë.

ETIKETA

28 Shtator 2011 - 19:27

Fatmir Aliu 28/09/2011 - 19:27
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Dëshmitari X Vdes në Gjermani

by Gazeta JNK
NA NDIQNI