Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Dëmshpërblehen Familjet e Ushtarëve të Vrarë Serbë

Gjykata ka vendosur se shteti iu ka mohuar të drejtën e një gjykimi të drejtë familjeve të dy ushtarëve të vrarë në barakat në Beograd, ku dyshohet se fshihej i dyshuar për krime lufte, Ratko Mladic.

Gjykata kushtetuese në Serbi pranoi apelin e familjeve të Dragan Jakovljevicit dhe Drazen Milovanociti, dy ushtarë që vdiqën në rrethana misterioze më 5 tetor 2004, kur ishin roje në barakat e ushtrisë në Beograd.

NDËRLIDHUR

Gjykata vendosi se shteti iu ka mohuar të drejtën e një gjyqi të drejtë, sepse ka hetuar rastin për tetë vjet, por nuk ka ngritur akuza.

Secilës familje iu dhanë nga 5 000 euro dëmshpërblim.

“Kjo është një fitore morale për familjet dhe shpresoj se do të rezultojë në gjetjen e atyre që janë përgjegjës për vrasjet. Paratë nuk kanë asnjë vlerë për këta njerëz më”, tha të hënën, avokati i tyre, Predrag Savic.

Pas vrasjeve të ushtarëve, ushtria serbe dhe gjykata ushtarake nisën një hetim që rezultoi në vendimin se një ushtar vrau tjetrin dhe pastaj bëri vetëvrasje.

Por, një hetim tjetër, që u nis nga familjet, gjeti se një person i tretë i vrau dy ushtarakët.

Familjet thanë gjithashtu vitin e shkuar se kishin marrë konfirmim jozyrtar se fëmijët e tyre ishin vrarë sepse shefi i arratisur i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, po fshihej në barakat kur ishte në arrati nga aktpadia e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY.

“Një muaj më parë morëm një letër të nënshkruar nga ish-shërbimi i sigurisë i të pandehurit të ICTY-së në të cilën përshkruhej se çfarë ndodhi atë ditë. Në letër thuhej se Mladici ishte i pranishëm atë ditë në baraka dhe se dy djemtë tanë e dalluan”, tha Janko Jakovljevic, babai i njërit prej dy ushtarëve të vdekur, në korrik të vitit të shkuar.

Jankovic tha se Mladici urdhëroi vrasjen e dy ushtarëve.

Por, kryeprokurori i Serbisë për krime lufte, Vladimir Vukcevic, u përgjigj se sipas të dhënave të zyrës së tij, gjatë asaj periudhës që Mladic ishte në Beogradin e Ri, dhe jo në barakat ku vdiqën dy ushtarët.

“Sidoqoftë çdo gjë duhet kontrolluar. I mbështes të gjitha përpjekjet e familjeve për t’i gjetur përgjegjësit”, tha Vukcevici, korrikun e shkuar.

Jelena Milic nga OJQ-ja Qendra për Studime Euro Atlantike në Beograd, që ishte një nga përfaqësueset ligjore të familjeve, tha se vendimi i gjykatës kushtetuese është shtysë për përpjekjet e tyre për të gjetur përgjegjësit për vrasjet.

“Ky vendim është një fitore për prindërit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë, që tani mund të kërkojnë për drejtësi para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg”, tha Milic.

Ajo shtoi se përfundimi i hetimit dhe identifikimi i rrjetit që ndihmoi Mladicin kur ishte në arrati ishte kyç për reformimin e shërbimit të sigurisë në Serbi.

Gjyqi i dhjetë personave që e strehuan, që filloi në vitin 2009 ende po vazhdon, gjeti se Mladici lëvizi nga territori serb i Bosnjës për në kryeqytetin serb në vitin 1997 me një grup oficerësh të lartë.

Atë vit, me kërkesë të Slobodan Milosevicit, presidenti i Jugosllavisë në atë kohë, u krijua Qendra e 30-të e Personelit. Njësia përbëhej kryesisht nga ish-anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës, që kishin për detyrë të kujdeseshin për Mladicin.

Mladic lëvizi lirisht në Beograd deri në prill të vitit 2002, kohë kur parlamenti serb miratoi një ligj për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.

Sipas zyrës së prokurorit për krime lufte në Serbi, Mladic u fsheh në vende të ndryshme në Beograd deri në viti 2006, kur humbën gjurmët e tij.

Mladici u arrestua në vitin 2011 dhe aktualisht është në gjyq në Hagë.

ETIKETA

26 Shkurt 2013 - 2:18 pm

Marija Ristic 26/02/2013 - 2:18 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0