Çfarë Nuk Shkon me Të Drejtën e Autorit?

Nuk jam fans i taktikave shpesh të rënda të kompanive të regjistrimit dhe Hollivudit kur përpiqen të mbrojnë përfitimet e tyre të mëdha. Po luftojnë një betejë të humbur pasi internet 2.0 e bën të pamundur për të kontrolluar siç duhet pronën intelektuale.

Çfarë na duhet është një model i ri që do të mbrojë artistët dhe inovacionet, ndërsa shfrytëzohet potenciali i madh i hapjes së informacionit nëpër botë, dhe jo në uebsite për të cilat duhet paguar.

Nuk e di si do të dukej një model i tillë, por e di që nuk ngjan me çfarë ndodhë në Minimax, afër bazëz së KFOR-it, në Film City.

Ky dyqan është një tempull imitiacioni, dhe gjithmonë është plot me trupa të NATO-s në uniforma që blejnë produkete kontrabande. Frekuentohet shpesh nga ndërkombëtarë të tjerë, të lumtur që mund të blejnë mallra të lirë, fallco, që nuk mund t’i gjejnë lehtë në vendet e tyre sepse janë të paligjshme.

Eshte një lajm tepër i mirë që rastet e para të shkeljes së të drejtës së autorit po shkojnë në gjykatë- siç raportuam në Gazetën Jeta në Kosovë. Kosova duhet të marrë masa për tregun e zi nëse do të tërheqë investime të huaja.

Do të jetë e vështirë për Kosovën të tërheq McDonalds-in e vërtetë kur në vend janë 5 fallco që janë hapur.

Shumë punë duhet bërë nga autoritetet e Kosovës, por ne të huajt, shumë prej të cilëve supozohet të jenë këtu për të treguar se si i bëjmë gjërat më mirë në vendet nga ku vijmë, mund të ndihmojmë gjithashtu.

Na duhet një përpjekje e përbashkët nga organizatat ndërkombëtare që dergojnë punonjës në Kosovë që t’i ndalojnë të financojnë haptazi biznese që po fitojnë nga vjedhja e pronës intelektuale.