Bojkoto shifrën 860, ndihmoje Kosovën

Bashkëpunimi i biznesmenëve shqiptarë me ata të Serbisë për përfitime personale dhe hapësira e vogel që i’u ipet në treg produkteve tona rezulton që Serbia të përfitojë miliona euro çdo vit nga Kosova.

Vetëm gjatë vitit që shkoi Serbia ka përfituar rreth 400 milionë euro nga produktet e shitura në Kosovë.
Por kjo shifër nuk është plotësisht e saktë sepse 60% e mallrave që vijnë nga Serbia në Kosovë hyjnë ilegalisht, pa u regjistruar.

Një pjesë e madhe e këtyre mallrave do të thotë se nuk paguajnë fare taksa, ani pse ne jemi shtet i pavarur qe 7 vite, serbët siç duket akoma na konsiderojnë pjesë të tyre dhe na konsiderojnë si treg të garantuar.

Ndërsa në anën tjetër Serbia nuk i pranon vulat e Kosovës assesi dhe po ashtu nuk lejon që asnjë produkt i yni të konsumohet nga qytetarët serbë.

Efekti kur qytetarët blejnë produkte serbe është dyfish negativ sepse një produkt i Serbisë i blerë më shumë është një produkt i shitur më pak nga prodhuesit vendor.

Gjithashtu duhet të merret në konsideratë edhe ekonomia e vendit tonë, e cila është komplet e shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjithçka patën shqiptarët në Kosovë u rrënua dhe sot e kësaj dite vuajmë akoma pasojat e kësaj lufte. Dhe si rrjedhojë e kësaj ekonomia e Kosovës ishte e ulët, e shqiptarët duke blerë produkte të Serbisë ndihmuan në ngritjen e ekonomisë serbe, ndërkaq ulën nivelin e ekonomisë së vendit tonë duke e çuar atë në nivelin zero.

Tek ne importohet me sasi të madhe edhe mishi nga Serbia dhe vendet e tjera të Evropes, ani pse importimi me sasi aq të madhe të mishit nuk është aspak i nevojshëm.

Duke mos ditur se nga vjen mishi i paketuar, ne nuk e dijmë as se çfarë mund të përmbajë ai mish dhe nga cila kafshë vjen, jo rrallë kemi dëgjuar se disa lloje të mishrave që gjinden në marketet tona nuk janë ashtu siç shkruhet në paketim, madje shumë herë thuhet të kemi ngrënë mish nga kafshë të ndryshme pa e ditur fare.

Për këtë problem flet edhe Selatin Kaçaniku nga Orhanizata për Mbrojtjen e Konsumatorit i cili thotë se mishi në Kosovë është jashtë kontrollit institucional për vetë faktin se kontrabanda si me kafshë të gjalla ashtu edhe me mish nuk ka të ndalur. Ai shton se përpos kësaj konsumatorëve në Kosovë iu servohet mish i dyshimtë nga kompanitë importuese.

Nga kjo që u tha shihet se Kosova ka kapacitet për të gjitha produktet që nevojiten për të pasur një ushqim të shëndetshëm. Nevoja e importimit nga Serbia dhe vendet e tjera nuk është e nevojshme të jetë në shkallë aq të ngritur sa është sot.

Rekomandohet që të gjithë qytetarët e Kosovës të fillojnë me bojkotimin e produkteve Serbe, blej një produkt nga një tjetër shtet vetëm jo nga Serbia. Bojkotimi i produkteve serbe duhet të fillojë sot, unë blej produkte vendore, blej edhe ti!