Biznes i Parregullt në Kurriz të Trashëgimisë

Ka katër vjet që vizitorët e njërës prej urave më të lashta në qytetin më të vjetër në Kosovë kanë vetëm një mundësi për ta parë atraksionin e mesjetës. Opsioni është kalimi nëpërmjet oborrit të restorantit që operon në hapësirën e Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri. Pronari është vëllai i një drejtori komunal i cili qysh prej fillimit të ndërtimit e deri tani vazhdon ta shpërfill shtetin.