Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

BE-ja Kërkon Llogari për Programin e Përgjimit

Edward Snowden është njeriu më i përfolur në mediat botërore pasi publikoi të dhëna që tregojnë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë, NSA, përgjon dhe mbledh informacione në tërë botën. Afera e përgjimeve nxiti reagime të shumta nga kompanitë e mëdha, qeveritë e shteteve të ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare.

Gazeta britanike The Guardian publikoi të hënën intervistën me Snowden-in i cili punoi në shërbimet e inteligjencës amerikane përmes një kompanie “Booz Allen Hamilton” të kontraktuar nga qeveria amerikane, me seli në Hawai. 

NDËRLIDHUR

Identiteti i Snowden-it është zbuluar nga The Guardian me kërkesën e tij.

Intervista nxjerr në pah motivet dhe arsyet e 29 vjeçarit me nënshtetësi amerikane, për veprimet e tij dhe detajet lidhur me programin “Prism”.

“Nuk dua të jetoj në një botë ku çfarëdo që bëj dhe them regjistrohet” tha Snowden për The Guardian. “Kjo nuk është diçka që unë mund ta mbështes ose të jetoj me të”.

Sipas të dhënave që rrodhën nga Snowden, Agjencia Kombëtare e Sigurisë NSA ka qasje direkte në Google, Facebook, Apple dhe ofrues të tjerë gjigantë të Internetit, përmes programit të quajtur “Prism”.

“Çdo person që ka qasje në sistemin e përgjimit “Prism” ka mundësi të kontrollojë, regjistrojë dhe ruajë çdo komunikim elektronik kudo në botë, madje edhe atë të Presidentit të SHBA-ve” tha Snowden për the Guardian. 

Programi lejon zyrtarët të mbledhin të dhëna nga historia e kërkimit (në internet), si për shembull përmbajtjen e emailave, dosjeve të shkarkuara në Internet, diskutimeve live dhe të tjera. 

“Prism” është zbuluar për herë të parë nga Washington Post dhe The Guardian të cilët kanë publikuar një dokument të kualifikuar si dokument top sekret që përbëhet nga rreth 40 faqesh dhe i cili është përdorur për trajnimin e agjentëve të inteligjencës.

Sipas këtij dokumenti, “Prism” funksionon falë mbështetjes së kompanive të mëdha të Internetit, por kur janë pyetur nga The Guardian, Google, Apple dhe kompani të tjera mohuan të jenë në dijeni për ekzistencën e këtij programi.

Bërja publike e sekreteve shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e dënueshme prej dënimit me vdekje deri në disa dekada burgim. 

Një peticion elektronik është publikuar në ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë i cili kërkon “faljen” e Snowden-it. Deri më tani peticionin e kanë nënshkruar 58 mijë persona. 

Vendndodhja e fundit e Edward Snowden është regjistruar në Hong Kong (sipas tij një vend ku historikisht është përkrahur liria e shprehjes). Ndërsa ende mbetet e paqartë nëse ai do të kërkojë azil politik në ketë vend. Sipas Al Jazeera-s, Rusia ka shprehur vullnet për t’i siguruar Snowden-it azil politik. 

Afera e përgjimeve nxiti reagime të shumta nga kompanitë e mëdha, qeveritë e shteteve të ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare.

Kompanitë si Microsoft, Yahoo, Google, Facebook, PalTalk, AOL, Skype, YouTube dhe Apple shprehën shqetësim lidhur me dëmtimin e reputacionit të tyre. 

Gjiganti Google qe ndër të parët që reagoi në lidhje me përgjimet, në një njoftim të postuar javën e kaluar. 

Larry Page, kryeshef ekzekutiv i Google, është shprehur se kompania e tij nuk ka kurrfarë marrëveshje me qeverinë amerikane për dorëzimin e të dhënave të përdoruesve të saj. 

“Në të vërtetë Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka qasje të drejtpërdrejtë apo indirekte në informacionet e ruajtura në qendrat tona të të dhënave” thuhet në njoftim. “Ne nuk kemi dëgjuar për programin “Prism” deri pardje”, u mbrojt ai.  

Në ndërkohë, zyrtarë të Bashkimit Europian kërkuan llogari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me programet e tyre të përgjimit.

Zëvendëspresidenti i BE-së, Viviane Reding i nisi një letër me shtatë pyetje të detajuara kryeprokurorit të SHBA-se Eric Holder me të cilat kërkon sqarime për programin “Prism”.

Sipas the Guardian çështja  e përgjimeve të programit “Prism” shqetësoi liderët e vendeve të Bashkimit Europian.  Në takimin ndërministror transatlantik që do të mbahet të premten në Dublin pritet që kancelarja gjermane Angela Merkel të flasë për këtë çështje me presidentin amerikan Barack Obama, njofton AP.  

Shqetësime tjera lidhur me përgjimet e programit “Prism” erdhën edhe nga Kanadaja, Italia, Franca, Afrika e Jugut, Egjipti, Zimbabveja etj, njofton the Guardian. 

Autoritetet e Kosovës nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me mundësinë e përgjimit nga NSA dhe sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës në internet.

Ndërsa, Jualian Asange, themeluesi i “WikiLeaks”-it, ka thënë për Sky News se Snowden është një “hero” duke i sugjeruar atij të kërkojë azil në ndonjë vend të Amerikës Latine. 

Shkrimi bazohet kryesisht në raportimet e bëra nga The Guardian

ETIKETA

12 Qershor 2013 - 10:26

Bardh Shkreli 12/06/2013 - 10:26
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

BE-ja Kërkon Llogari për Programin e Përgjimit

by Gazeta JNK
NA NDIQNI