BDI Kërkon Rehabilitimin e Viktimave të Komunizmit

Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, thotë se do të mbështeste draftin e ligjit vetëm nëse pajtohet me një ligj tjetër për rehabilitimin e viktimave të padrejtësive të ideologjive të së shkuarës.

“Ligji i Lustrimit nuk ka kuptim pa rehabilitimin paralel të viktimave [të së shkuarës]”, tha Suzana Saliu, nënkryetare e parlamentit dhe ligjvënëse e BDI-së.

Ajo tha se BDI ka draftuar tashme një ligj për rehabilitimin që do të dorëzohet në parlament. Ajo insiston se shumë nga kolegët e partisë së saj janë të prekur personalisht, meqë ata duhen rehabilituar zyrtarisht.

Partia e Saliut e ka prejardhjen nga një ish forcë rebeluese shqiptare që filloi konfliktin e armatosur në vitin 2011, e cila përfundoi në të njëjtin vit me një traktatat paqeje me mbikëqyrje ndërkombëtare.

Shumë nga ish-rebelët, tani anëtarë partie dhe legjislatorë, në atë kohë u konsideruan terroristë dhe u ndoqën nga policia dhe gjykatat. Disa kanë dosje edhe nga kohërat e Jugosllavisë.

Ndërkohë, drafti i ri i ligjit të lustrimi të martën u miratua në leximin e parë në një komision parlamentar me votat e VMRO DPMNE. Legjislatorët e BDI-së nuk ishin prezentë.

Silvana Boneva, kryetarja e grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në parlament, thotë se nuk kanë asgjë kundër propozimit në parim, por shton: “Nuk kemi diskutuar ende rehabilitimit. Duhet të shohim më parë çfarë propozon dhe ta krahasojmë me përvojën e vendeve të tjera Europiane që kaluan në të njëjtin proces”.

VMRO DPMNE e Gruevskit dorëzoi draftin për ligjin e ri të lustrimit më herët këtë muaj, pasi ligji i tanishëm për lustrim u ndal nga Gjykata Kushtetuese.

Në mars, gjykata vendosi se nuk ishte kushtetuese të detyrojë persona nga një rang i gjerë profesionesh, duke përfshirë klerin, gazetarët, aktivistët e OJQ-ve dhe të tjera, të betohen se nuk kanë bashkëpunuar me policinë sekrete gjatë periudhës komuniste dhe më pas.

Shkurtoi gjithashtu kornizën kohore që fillimisht ishte e aplikueshëm deri në vitin 2019. Gjykata vendosi se ligji mund  të mbulojë vetëm periudhën komuniste nga viti 1945 deri në 1991 dhe jo periudhën pasi vendi fitoi pavarësinë nga Jugosllavia dhe u bë shoqëri demokratike.

Maqedonia ndoqi hapat e shumë ish-vendeve komuniste që kanë miratuar ligje të ngjashme për të adresuar padrejtësitë e të shkuarës të lindura nga procedura gjyqësore të motivuara politikisht.
Ata që vlerësohen se kanë qenë ish-bashkëpunëtorë janë të detyruar të japin dorëheqjen dhe nëse bëjnë kështu iu garantohet anonimitet.

E reja kryesore në draftin e re është se do t’i bëjë të gatshme për publikun dosjet e spiunëve. Për momentin po mbahen sekrete, duke ndezur kështu dyshime se ka një përdorim të mundshëm politik të procesit të lustrimit.

Ky artikull u botua fillimisht nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan, një program rajonal i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).