Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Ashton Vjen të Mërkurën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton do të vizitojë të martën Beogradin, ndërsa të mërkurën do të vijë në Kosovë. Ajo tha të hënën se Prishtina e Beogradi janë afër për të mbërritur marrëveshje rreth telekomunikacionit dhe energjisë. Ashton Viziton dy kryeqytetet për t’i çuar deri në fund këto dy marrëveshje.

Të martën në pasditen e vonshme, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton do të vizitojë Beogradin.

NDËRLIDHUR

Zyra për Bashkëpunim me Medie e Qeverisë së Serbisë, sipas medieve serbe njoftoi se Ashton do t’i takojë krerët e shtetit serb në pallatin Srbija, në orën 18 e 30.

Ashton pritet të takohet me kryetarin Tomislav Nikoliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendësin  e tij Aleksandar Vuçiq.

Të hënën kur dështoi raundi i 13-të i dialogut në Bruksel, pasi nuk u arrit marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë, Ashton tha se është arritur përparim, ndërsa marrëveshjet për këto fusha janë pranë finalizimit.

Ajo sot e nesër do të vizitojë dy kryeqytetet për t’i çuar deri në fund këto marrëveshje.

Ardhjen e Ashtonit në Prishtinë të mërkurën, e paralajmëroi nëpërmjet një deklarate Zyra e BE-së në Kosovë.

Kjo zyrë dha edhe agjendën e Ashtonit, ndërsa ftoi mediet ta ndjekin vizitën.

Ashton në Prishtinë pritet të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa do të mbajë edhe një konferencë për gazetarë.

ETIKETA

09 Korrik 2013 - 16:47

Gazeta Jeta në Kosovë 09/07/2013 - 16:47
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Ashton Vjen të Mërkurën

by Gazeta JNK
NA NDIQNI