Asanaj, Administrator i Gjykatës Themelore në Pejë

Në bazë të Ligjit për Gjykatat dhe Riorganizimin e ri, të drejtë aplikimi në këtë pozitë kanë pasur administratorët e Gjykatave Komunale dhe te Kundërvajtjeve te Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut

Nga kjo bazë kanë aplikuar administratori i Gjykatës Komunale dhe i Kundërvajtjes  në Pejë, i  atyre ne Deçan, Klinë dhe Istog.

Konkursi për këtë pozitë ka dalë më 25 tetor dhe ka qenë intern, ndërsa intervistës për këtë pozitë, aplikantët  i janë nënshtruar më 8 nëntor. Sipas zyrtarëve te KGJK-ës, si kandidat më i suksesshëm është vlerësuar Asanaj, duke marr parasysh përvojën, suksesin e deritanishëm  si administrator ne Gjykatën e Qarkut ne Pejë, po ashtu edhe performancën  e tij gjatë punës. 

Asanaj deklaroi se është pjesë e grupit punues për hartimin e regjistrave gjyqësor, i cili ka rëndësi tejet te madhe për një Gjykatë.

Me riorganizimin e sistemit gjyqësor, Gjykatat e qarkut ne Pejë do te transformohet ne Gjykatën Themelore, e cila do të përfshijë territorin e Pejës, Deçanit, Juniku, Klinës dhe Istogut. Ndërsa si degë të saj do të jenë Gjykata e Deçanit, e cila përfshin edhe Junikun, Gjykata e Klinës dhe ajo e Istogut.