Asamblisti i ‘Zhurmshëm’ Bëhet Kryetar i AAK-së në Pejë

Njoftimin për ndërrime në kreun e kësaj partie e dha vetë AAK-ja në Pejë.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues pasi që aprovuan kërkesën e kryetarit Mala, kaluan në zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Kryetari i ri i degës u zgjodh sekretari i deritanishëm z.Naim Sahiti i cili nga 44 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës që ishin prezentë, mori 42 vota, ndërsa një votë ishte kundër dhe një abstenim ,“  thuhet në njoftimin e AAK-së.

Naim Sahiti, njihet si njëri nga asamblistët më aktivë në Kuvendin Komunal të Pejës.

Sahiti u zotua se do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e AAK-së.

“Do punojmë pa kursyer ta kthejmë AAK-në aty ku e ka vendin-të jetë partia e parë në Pejë,” tha Sahiti.

Gazeta Jeta në Kosovë nga fundi i shtatorit shkroi se profesori Muhamet Mala që la detyrën e të parit të AAK-së në Pejë, duke qenë kryetar i Komisionit Vlerësues ka rekomandur avancimin e Et’hem Çekut në profesor të asocuar, ndërsa ky avacim është bllokuar nga Eda Vula, prorektorja për mësimdhënie që udhëheq Komisionin e Studimeve në UP, me arsyetmin se Çeku nuk i ka tri punime shkencore të botuara në reistat ndërkombëtare, një kusht që duhet ta plotësojnë kandidatët për këtë avancim.