Arrestohet Hajni i Xhamisë në Han të Elezit

Policia në Hanin e Elezit ka arrestuar, të hënën pasdite, Rrahman Sh., 24 vjeç, i dyshuar për rastin e vjedhjes së rëndë, e cila kishte ndodhur më 6 janar 2013, në Xhaminë e Qytetit në këtë lokalitet.

“Me atë rast, ishte hapur me forcë dera e zyrës së Bashkësisë Islame dhe nga sirtarët e kësaj zyreje, ishin vjedhur rreth 6500 Euro para të gatshme, të mbledhura nga pagesa e anëtarësisë së besimtarëve”, ka bërë të ditur kapiten Basri Shabani, ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisçë Rajonale në Ferizaj.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari për këtë vjedhje të rëndë është dërguar në mbajtje.