Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë. Foto: Beta

Argumentet dhe Tabutë në Serbi

Që nga vrasja e Zoran Gjingjiq në vitin 2003, politika serbe rrallë bën lajme botërore. Megjithatë, vendimi i Aleksandar Vuçiq për të emëruar Ana Brnabiq si pasuesen e tij për pozitën (nominalisht) më të lartë në qeverinë serbe për pak kohë e ka vënë Serbinë në qendër të vëmendjes. Ndryshe nga shumica e mbulimit gjatë dekadave të fundit, këtë herë përgjigja ishte shumë pozitive.

Brnabiq, e cila u betua të enjten, është kryeministrja e parë që ka pranuar hapur homoseksualitetin e saj në historinë serbe dhe është gjithashtu gruaja e parë që e drejton qeverinë serbe që nga socializmi.

Emërimi u prit me habi edhe në Serbi, duke qenë se vendi (si shumica e vendeve të Ballkanit) ka një rekord tepër të dobët me të drejtat e LGBT.

Ana Brnabiq është një nga shumë pak njerëz të hapur në një vend ku sulmet ndaj njerëzve LGBT janë ende të zakonshme. Nuk ishte shumë kohë më parë që “Parada e Krenarisë” në Serbi u vu në shënjestër nga tradicionalistët e dhunshëm dhe huliganët e futbollit. Edhe sot “Parada e Krenarisë” në Beograd është një çështje e frikshme, e ruajtur shumë nga policia.

Diskursi i përgjithshëm është gjithashtu shumë homofobik. Orientimi seksual i Brnabiq u përdor në mënyrë të hapur nga disa politikanë dhe Kisha Ortodokse Serbe si një faktor potencialisht jokualifikues për këtë punë. Në këtë kontekst, është e kuptueshme se përse mediat e ndryshuan këtë si një fitore tjetër për diversitetin dhe të drejtat e barabarta.

Megjithatë, skeptikët liberalë në Serbi menjëherë e denoncuan emërimin si “promovim” dhe një përpjekje nga Vuçiq për t’u paraqitur si më liberal për të qetësuar partnerët perëndimorë të Serbisë dhe për të fshehur tendencat e tij autokratike.

Në një mënyrë, emërimi i Brnabiq tregon vetë shkallën e pushtetit të Vuçiq-it në vend, pasi nuk ka shumë gjasa që ajo të ketë qenë ndonjëherë në gjendje të fitojë pushtetin për shkak të homofobisë së shfrenuar.

Sipas një studimi nga viti 2015, cituar nga avokati i popullit të Vojvodinës, më shumë se gjysma e popullsisë serbe e konsideron homoseksualitetin një kërcënim për shoqërinë.

Javën e kaluar, kishte dyshime edhe nëse Partia Progresiste Serbe e Vuçiqit (SNS) do të votonte për Brnabiq në parlament. Kryetari i grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinoviç, u paralajmërua kundër shprehjes së pikëpamjeve anti-LGBT para Brnabiq gjatë një seance parlamentare.

Shkalla në të cilën emërimi i një personi nga një grup i margjinalizuar mund të ndihmojë në uljen e padrejtësisë në shoqëri është gjithashtu e diskutueshme. Besimi në fuqinë e simbolizmit është mjaft i fortë dhe ishte një nga pikat kryesore në fushatën e Hilary Clintonit në vitin 2016.

Argumenti se një grua në Shtëpinë e Bardhë do të thyejë tavanin e qelqit dhe do të ulte seksizmin, shpesh shprehej nga ekspertët demokratikë dhe madje iu referua edhe në fjalimin e saj të koncesionit.

Ndërsa përfaqësimi në pozita të nivelit të lartë sigurisht që është i rëndësishëm për të prishur tabutë shoqërore dhe për të rritur dukshmërinë, dëshmitë e fundit tregojnë se nuk është mjaftueshëm.

Perceptimet për cilësinë e marrëdhënieve racore u përkeqësuan në Shtetet e Bashkuara nën mandatin e presidentit Obama, për shkak të ngjarjeve si të shtënat e Fergusonit dhe protestat e Black Lives Matter. Në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pas Margaret Thatcher, Theresa May dhe Mbretëreshës, seksizmi në kabinete dhe media është ende temë aktuale.

Duhet gjithashtu të theksohet se ndërsa Obama, Thatcher dhe May u zgjodhën dhe patën një miratim të lartë të paktën për disa kohë gjatë mandatit të tyre, Brnabiq me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kryeministre e Serbisë nëse do të kandidonte në zgjedhje.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në Ballkan ka gjithashtu një tendencë katastrofike për politikanët që të trajtojnë të drejtat e pakicave si një koncesion për partnerët e tyre të huaj në mënyrë që të përfitojnë, si pranimi në BE, dhe jo si një gur themeli i nevojshëm për sigurimin e vërtetë të barazisë për të gjithë qytetarët.

Për fat të keq, është e sigurt të thuhet se lufta për barazi në Serbi sa i përket gjinisë dhe orientimit seksual është larg nga e kaluara.

Megjithatë, vlera e emërimit të Brnabiq mund të shihet më qartë nëse marrim parasysh se çfarë do të sinjali katastrofal do të kishte dërguar Vuçiq, nëse ai nuk do ta kishte emëruar atë. Brnabiq, ndryshe nga pretendentët e tjerë për pozitën më të lartë, që nga ministri i tanishëm i jashtëm Ivica Daçiq tek cilido nga anëtarët e partisë SNS që u diskutuan, ka një rekord të rëndësishëm të biznesit jashtë politikës dhe nuk ka skandale të mëdha në emrin e saj.

Edhe disa nga ata që janë kundër qeverisë së tanishme, ku ajo ka shërbyer si ministre, e konsiderojnë atë si opsionin më të përshtatshëm. Duke mos e zgjedhur atë, Vuçiq do të kishte jo vetëm që t’i kënaqte ndjenjat e tradicionalistëve dhe të atyre anti-LGBT, ai do të kishte emëruar dikë më pak të përshtatshëm.

Brnabiq, si çdo politikan tjetër, duhet të gjykohet nga politikat dhe performancat e saj dhe mbetet për t’u parë nëse ajo do të përdorë pozitën e saj relativisht të lartë në pushtet për të luftuar për barazi më të madhe të të gjithë qytetarëve serbë.

Ka të ngjarë që ajo të jetë shumë e kujdesshme në mënyrë që të mos shihet “si shtytëse e agjendës së LGBT-së”. Megjithëse ajo mori pjesë në “Paradën e Krenarisë” vitin e kaluar, si ministre ajo njoftoi se ajo nuk do të përdorë platformën e saj për të quar më tutje të drejtat e LGBT-së në Serbi .

Për më tepër, njoftimi zyrtar është se Brnabiq në rolin e saj të ri do të jetë më shumë e shqetësuar me politikën ekonomike të Serbisë, në vend të politikës, e cila do t’i lihet Daçiq-it.

Megjithatë, ridraftimi i kushtetutës së Serbisë mund t’i jap hapësirë asaj për të siguruar një mbrojtje më të fortë për të drejtat e njeriut dhe ndoshta për të nxitur partneritet qytetar apo madje edhe barazi martesore.

Edhe nëse ajo arriti pozitën e saj për shkak të promovimit, Brnabiq ishte opsioni më i mirë për Serbinë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale.

Megjithëse një kryeministre lesbike nuk do të ndryshojë kulturën homofobike në Serbi dhe nuk do të zgjidhë pabarazinë gjinore, të paktën mund të supozojmë se kur ajo flet për të drejtat e grave dhe të LGBT-së, ajo do t’i shohë ato si diçka thelbësore, sesa si një dhimbje koke e imponuar nga disa të huaj për të na marrë para.

Srdjan Garçeviq është shkrimtar dhe themelues i blogut “The Nutshell Times”.

Ky artikull u botua në gazetën e BIRN-it “Beograd Insight”.