Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

AP Akuzohet Për Manipulime Me Shitje të Tokave

Auditori i përgjithshëm thotë se Agjencia e Privatizimit ‘ka manipuluar’ me ankande të pronësive industriale publike, ku në një rast ka kthyer kusur më pak publikut për rreth 200,000 euro.

BIRN ka siguruar dokumente në bazë të lirisë së informimit të cilat kanë rezultuar se Agjencia Kosovare e Privatizimit, AKP, ka shpallur publikisht se lokacioni – një pronë industriale e madhe në afërsi të Prishtinës – ka pesë herë më pak hapësirë për zyrë nga ajo që ka qenë në fakt për shitje.

NDËRLIDHUR

Ofertuesi fitues, Liria F.C 2 nga Prishtina, e ka blerë ndërmarrjen nga AKP’ja për 1,050,000 euro.
Ekspertët besojnë se vonesa për nënshkrimin e kontratës dhe manipulimet me hapësirën e zyrës mund t’i kenë privuar taksapaguesit me afro 200,000 euro.

AKP’ja fillimisht njoftoi për ankandin e lokacionit në Nëntor të vitit 2008, përmes një shpalljeje në gazetë ku 550 metra katrorë ishin ofruar për tu shfrytëzuar për zyra në kuadër të 7,646 metra katror tokë.
Në broshurat dhënë ofertuesve, në atë është cekur se lokacioni, më herët pronë e kompanisë publike Kosova Elektro, ka përfshirë 1,460 metra sipërfaqe për zyrë.

Por kontrata përfundimtare nxjerri në fakt se sipërfaqja për hapësirën për zyra ka qenë 2,583 metra katrorë, pesë herë më shumë sesa ajo e cekur në ofertën origjinale.

AKP-ja saktësisht e ka cekur totalin e tokës për shitje në secilin pikë të 7,646 metrave katrorë.
Por ekspertë të pasurive të patundshme besojnë se dallimi në sipërfaqen e hapësirës për zyrë ndërmjet ofertës të prezantuar ofertuesve – 1,460 metra katrorë – dhe sipërfaqja reale e lokalit – 2,583 metra katrorë – ka qenë e vlefshme më së paku 90,000 euro.

Dokumentet që i ka rishikuar BIRN tregojnë se transaksioni përfundimtar i lokacionit nuk ka qenë i nënshkruar më së paku, pas 14 muajsh më vonë, në Janar të 2010’ës.

Gjatë kësaj kohe, në bazë të një eksperti për lokacione të patundshme në Prishtinë, vlera e këtij lokacioni mund të ishte ngritur për 10 për qind, potencialisht duke ja shtuar më tej 110,000 euro vlerës të përgjithshme.
Në bazë të korrespondencës të brendshme të AKP-së, të cilën BIRN e ka siguruar, agjencia ka qenë në dijeni për mospërputhjen e kushtueshme por e ka vazhduar më tej me marrëveshje origjinale me Liria FC për pak më shumë se 1 milion euro.

“Duhet të ceket se sipërfaqja totale e kateve të ndërtesës e prezantuar në MI [Memorandumin Informativ] (1,460m2) ka qenë e llogaritur keq, që është vërejtur gjatë procesit të përmbylljes së kontratës, dhe Zyra Rajonale në Prishtinë e AKP-së e ka korrigjuar atë në total prej 2,583m2,” një nëpunës i AKP-së ka shkruar në letër drejtuar kryesuesit të tij, Dino Asanaj, në Dhjetor të 2009-ës.

Ndërsa zyrtarë të AKP-së folën për “llogaritje të gabuara”, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm u ankua në raportin e publikuar verën e kaluar se procesi shumë qartë ka qenë i “manipuluar”.

“Në kontratën Kosova Elektro, ne kemi vërejtur se gjatë procesit të privatizimit AKP-ja ka manipuluar me sipërfaqen e lokalit të privatizuar”, ka shkuar Auditori.

“Ne kemi vërejtur parregullsi dhe transparencë të pamjaftueshme në procesin e privatizimit, si rezultat i një konkurrence të padrejtë ndërmjet ofertuesve”, u theksua në raport.

AKP-ja i konfirmoi BIRN’it se është e mundshme që kontrata të ketë qenë e manipuluar, dhe thanë që e kanë raportuar rastin në Agjensioni Kundër Korrupsionit dhe departamentit për krime ekonomike pranë Policisë së Kosovës.
“AKP-ja kishte dyshime që kanë qenë të vërejtura gjatë procesit dhe ne i kemi raportuar ato tek Agjensioni Kundër Korrupsionit dhe tek institucionet përkatëse për hulumtim të mëtutjeshëm,” Yll Kaloshi, zëdhënës i AKPsë, i tha BIRN’it.

Ai tha që shitja ka ndodhur gjatë transferimit të kompetencave nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit tek Agjencia Kosovare e Privatizimit në fund të 2008-ës.

Kaloshi konfirmoi se kontrata me blerësin ka qenë e nënshkruar duke përfshirë të dhënat jo të sakta.

“Unë nuk mund të paragjykoj asgjë. Agjencitë përgjegjëse janë ato që duhet të vendosin se çfarë do të ndodhë dhe kush është i përfshirë. AKP-ja është e hapur [për hulumtime],” tha Kaloshi. Ai shtoi se menaxhimi dhe bordi i AKP-së do ti mirëpresin faktet.

BIRN’i e kontaktoi Agjensionin Kundër Korrupsionit por mohoi se kanë pranuar ndonjë gjë nga AKP-ja.

“Agjencia nuk ka pranuar ndonjë informatë lidhur me këtë rast”, tha agjencia.

Fazli Cakiqi, pronar i Liria FC, të cilët e kanë blerë tokën, tha se ai nuk ka qenë në dijeni për ndonjë problem me kontratën, ose që ai ka marrë më shumë hapësirë për zyra sesa ishte përcaktuar në fillim.

“Ne nuk kemi pranuar ndonjë informatë nga AKP-ja që ka problem me kontratë,” Cakiqi i tha Prishtina Insight.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 31 janar 2011.

ETIKETA

22 Shtator 2011 - 9:44 pm

BIRN 22/09/2011 - 9:44 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0