ANKAND PUBLIK

Bëjnë tregti me ëndrrat e mia
I stërvisin aftësitë
Bëjnë Pazar me gjakftohtësinë time
E ujisin durimin
Lidhen me kusht për gjoksin tim
I masin epshet
Pinë për shëndetin tim
Dehen në llogari të vet
Nuk vënë gjumë në sy
I brengosin problemet e mia
Angazhojnë detektivë privatë
Përpilojnë biografinë time të zezë
I numërojnë dashuritë e mia.

Gjatë tërë kohës për ta
Jam në ankand publik
E mundohen të ma vjedhin syrin
Të ma ndalojnë hapin
Të më katandisin në humbëtirë
E të luajnë të luajnë me mua.