Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Ambasador në Beograd?

Qeveria e Kosovës është duke menduar të hapë zyrë diplomatike në Beograd, zhvillim që një diplomat i njohur amerikan e inkurajon.

Kosova duhet të dërgojë ‘patriotët’ e saj në Beograd, sikur që bënë Amerikanët gjatë Luftës së Ftohtë të cilët mbajtën ambasadën e tyre në Moskë.

NDËRLIDHUR

Porosia erdhi nga Daniel Serwer, profesor në universitetin prestigjioz të Washingtonit Johns Hopkins dhe ish-udhëheqës i Institutit të Paqes, një diplomat me përvojë të gjatë në Ballkan.

Burimet e Gazetës JnK në Qeverinë e Kosovës kanë treguar se bisedat për ta bërë këtë ide realitet nuk janë që nuk po zhvillohen fare, por kanë stagnuar ngase Qeveria nuk ka mundur të vijë me ndonjë propozim për emër të këtij përfaqësuesi i cili do të pranonte të shkonte në Beograd dhe që njëkohësisht do të ishte emër i pranueshëm për ekzekutivin.

Serwer tha se Kosova duhet të marrë hapa shumë më të guximshëm diplomatikë se që është duke bërë momentalisht.

“Kosovarët duhen të jenë të përfaqësuar në Beograd në një formë ose tjetër – ashtu sikurse amerikanët që kanë pasur ambasadë në Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, ashtu edhe kosovarët duhet të kenë përfaqësim në Serbi, sepse keni nevojë nga afër të dini çka ndodhë në skenën serbe edhe nëse e konsideroni këtë vend armik”, tha Serwer, ekskluzivisht për Gazetën Jeta në Kosovë.

Se çfarë forme duhet të ketë ky përfaqësim, kjo mbetet e hapur për diskutim.

“A do të bëhet kjo përmes një zyre jozyrtare (si zyra për tregti e industri që e ka pasur Mali i Zi në Washington shumë kohë para se të bëhet i pavarur) ose përmes ndonjë OJQ’je që do të mblidhte informata dhe do të raportonte, kjo nuk është shumë me rëndësi”, tha Serwer.

Paralelisht me dialogun që është duke u zhvilluar ndërmjet Kosovës e Serbisë, kjo zyre do të duhej t’i raportonte autoriteteve kosovare për skenën politike në Serbi – sepse këto informata kosovarët nuk duhet gjithmonë t’i marrin nga diplomatët e huaj. Gjithashtu, kjo zyre do t’i jepte informata të sakta autoriteteve të Serbisë për gjendjen në Kosovë, kur ata këtë e kërkojnë, e kjo mund të ndodhë shpesh, sipas Serwer. Mes tjerash, këta përfaqësues të Kosovës në Serbi, vazhdoi ai,  do të duhej të bisedonin me media e grupe tjera në Beograd duke i paraqitur interesat e Kosovës, si dhe të ndihmonin për t’i shtyrë të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi.

“Nëse doni ta zbatoni reciprocitetin, atëherë duhet të ndërmerrni diçka edhe në këtë fushë sepse qeveria e Beogradit është e përfaqësuar në Kosovë me zyrën e vet në veri”, thotë Serwer.

“Të shkosh në një vend armik është vështirë, por është një gjest patriotik – ata që e përfaqësojnë vendin tuaj në një vend armik janë patriotët e vërtetë të së ardhmes”, thotë Serwer.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë zyre të ngjashme në Moskë gjithashtu.

Megjithatë, Serwer është i vetëdijshëm që njerëzit e Kosovës që flasin mirë serbisht e që do të ishin adekuat ta përfaqësonin Kosovën në Beograd rrezikohen nga stigmatizimi dhe etiketimi si “spiunë” ose “tradhtarë”.

“Lidershipi kosovar duhet të punojë në këtë drejtim, duke ia paraqitur popullit të Kosovës këta përfaqësues si patriot e jo si diçka tjetër”, thekson Serwer.

ETIKETA

25 Shtator 2011 - 18:47

Jeta Xharra 25/09/2011 - 18:47
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Ambasador në Beograd?

by Gazeta JNK
NA NDIQNI