Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Akuzohet Kryetari i Malishevës

Isni Kilaj akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në grupin që pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Por ai nuk i është përgjigjur ftesës për t’u paraqitur në gjykatë. Më 29 nëntor, ai do të sillet me urdhëresë nga policia.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, mund të sillet nën shoqërimin e policisë, në gjykatë, në seancën që është caktuar më 29 nëntor.

NDËRLIDHUR

Ai akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në grupin që pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Rasti lidhet me një incident që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit komunale, ndërsa palë e dëmtuar është Jonuz Kastrati, atëherë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës.

Por të martën, kur në Gjykatën Komunale në Malishevë, ishte planifikuar të mbahej shqyrtimi kryesor në këtë rast, Kilaj nuk është paraqitur fare.

Gjykatësi i deleguar në këtë rast, Fahri Tërshnjaku, ka konstatuar se ftesës së gjykatës për paraqitje në shqyrtim nuk i ishte përgjigjur i akuzuari i parë, Kilaj, edhe pse ka qenë i ftuar me kohë dhe me rregull. Ftesës nuk i ishte përgjigjur e akuzuara e dytë, Sanije Kelmendi, e cila po ashtu ftesën e kishte pranuar me rregull.

Ndërsa në seancë janë paraqitur i akuzuari i tretë, Selajdin Gashi, sikurse dhe i dëmtuari Kastrati.

Gjykata mori aktvendim që seanca të shtyhet për datën 29 nëntor 2011, me fillim në ora 11.

Gjykatësi Tërshnjaku, konform nenit 270 lidhur me nenin 341, të Kodit Penal të Kosovës mori aktvendim që i akuzuari Isni Kilaj të ftohet me urdhëresë në gjykatë, të cilën urdhëresë do ta zbatojë stacioni policor në Malishevë.

Edhe e akuzuara tjetër, Sanije Kelmendi, do të ftohet me urdhëresë të stacionit policor në Prishtinë.

Neni 318, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës, për të cilën akuzohet Kilaj thotë se “kushdo që merr pjesë në grupin e njerëzve që me veprim të përbashkët pengon apo tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ose në mënyrë të ngjashme e detyron të ekzekutojë detyra zyrtare, dënohet për pjesëmarrje me gjobë ose me burgim deri në tri vjet”.

Jonuz Kastrati, para pak kohësh, është dënuar me gjobë prej 300 euro nga po kjo gjykatë, në shqyrtimin gjyqësor të udhëhequr nga gjykatësi i deleguar nga Rahoveci, Shaqir Zika, për veprën penale “Shpifje”. Palë e dëmtuar ka qenë pikërisht kryetari Kilaj.

ETIKETA

17 Nëntor 2011 - 8:58 pm

Erëlehta Popaj 17/11/2011 - 8:58 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0