Pal Lekaj, Deputet AAK

Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, të akuzuarit dyshohet se na bashkëkryerje, gjatë muajit mars të vitit 2012, duke kontribuar esencialisht në raport me njëri tjetrin dhe duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë  dëm Komunës dhe banorëve të saj.

Përveç Lekajt, në aktakuzë janë edhe ish-Drejtori për Buxhet dhe Financa me inicialet Q.M.dhe ish-Menaxheri, N.Ll.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit, për veprën penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Kjo është aktakuza e dytë brenda dy ditëve ndaj ish- kryetarëve të komunave.

Pal Lekaj aktualisht është shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovvs.

Gjatë ditës së djeshme, një aktakuzë u ngrit edhe ndaj ish kryetarit të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, dhe tetë zyrtarëve tjerë komunalë, për keqpërdorim të detyrës.