900 Mijë € për Veriun

Qeveria e Kosovës ka ndarë 900 mijë euro për vazhdimin e rindërtimit të shtëpive në veri të Mitrovicës.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se paratë do të merren nga buxheti rezervë i ministrisë.

“Propozojmë që nga rezerva e ministrisë të ndahen 900 mijë euro. Kjo është mbledhja e parë kur Ligji i buxhetit, përkatësisht neni 14 i këtij ligji na jep të drejtë ta bëjmë një gjë të tillë dhe duke pasur parasysh se ka nevojë të vazhdohet rindërtimi në pjesën veriore të Mitrovicës, ju lus ta përkrahni këtë propozim”, tha Hamza, në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Vendimi u miratua me unanimitet nga kabineti i ministrave.