23 Oferta për Shtatoren e Rugovës

Komuna e Prishtinës, në shtatëvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka përmbyllur afatin e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e shtatores së tij, e cila do të vendoset në Sheshin e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”, në qendër të kryeqytetit.

Në këtë konkurs kanë aplikuar 23 ofertues, të cilët ofertat e tyre se bashku me bocetin, ashtu siç ka qenë e paraparë i kanë dorëzuar në konkurs.

“Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë kontribuesit e artit, krijuesit, skulptorët dhe artistët që me krijimet e tyre po kontribuojnë në përzgjedhjen e një shtatoreje, e cila do të reflektojë urtësinë, mençurinë dhe largpamësinë e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
 
Pas përfundimit të kësaj fazë, komuna e Prishtinës, do të formojë një komision me njerëz kompetentë, detyra e të cilëve do të jetë të përzgjedhë bocetin më të mirë.