Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

12 Vjet në Paraburgim

Gjykata Supreme e Kosovës shkelë rregullat procedurale të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës me rastin e prishjes për herë të tretë të vendimit të gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Jo rastësisht gjyqësori i Kosovës është ndër sektorët më të kritikuar nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare. Në ditët e sotme, ndodhë që një i dyshuar për vepër penale, të qëndrojë 12 vjet në paraburgim, pa vendim të plotfuqishëm për fajësinë e tij. 

NDËRLIDHUR

Edhe pse vepra është kryer para 12 vitesh, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, vazhdon ende me gjykimin e çështjes së njëjtë penale për të katërtën herë më radhë.

Më 8 korrik 2011, ka filluar rigjykimi lëndës penale “Vrasje” nga neni 30 par 2 pika 3 e Ligjit Penal të Kosovës numër P. nr 529/10, për të cilën vepër, i akuzuari është në paraburgim që nga viti 1999, kur edhe dyshohet ta ketë kryer veprën penale. 

Derisa në gjykimin e parë të drejtuar nga gjykatësi Z.P, i pandehuri ishte shpallur i pafajshëm duke u liruar nga akuza me arsyetimin se vepra ishte kryer nën mbrojtjen e nevojshme, në atë të dytin të drejtuar nga kryetari i trupit gjykues E. H, i pandehuri ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar më 14 vjet heqje lirie. 

Është për të çuditur dhe mjaft shqetësues fakti se si e njëjta gjykatë shqipton vendime aq kontradiktore për rastin e njëjtë. 

Që të dyja këto vendime i kishte prishur Gjykata Supreme, dhe atë më arsyetimin e vërtetimit të gjendjes faktike, duke i kthyer përsëri në Gjykatën e Qarkut. 

Në rigjykimin e tretë të drejtuar nga gjykatësi H. I. në të njëjtën gjykatë, i pandehuri po ashtu ishte shpallur fajtor me cilësimin e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme, duke u dënuar me 12 vjet burg. Po ashtu, aktgjykimin e tretë nga kjo çështje, Gjykata Supreme e kthen në rishqyrtim, tani për gjykim për herën e katërt. 

Kështu vazhdon maratona e kësaj lënde në sallat e gjykimit, duke rënduar kështu tutje gjendjen në gjyqësor në mesin e numrit të madh të lëndëve që presin gjykimin.

Përveç vendimeve mjaft kontradiktore të gjykatësve paraprakë, gjendja rëndohet edhe më tutje kur në instancën më të lartë të nivelit të gjykatave, për të njëjtën çështje, shkelet legjislacioni penal. Përkatësisht, kolegji i Gjykatës Supreme i drejtuar nga S. T, gjatë shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes për aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut, ka bërë shkelje të KPPK’së, konkretisht nenit 417 par 1. 

Në bazë të këtij neni, nëse është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi për sa i përket vlerësimit juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij. 

Duke marrë parasysh vendimin e shpallur prej 14 vjetësh nga trupi gjykues në drejtimin e gjykatësit E. H, dhe mos ankimin e prokurorit ndaj  këtij vendimi, në bazë të dispozitave të KPPK, nenit 417, nuk mund të ndryshohet çështja në dëm të të pandehurit. 

Realisht me aktvendimin Ap. Nr. 218/09 të Gjykatës Supreme, në rastin konkret kryerësit mund t’i shqiptohet dënim me burgim afatgjatë, që i bie se është rënduar gjendja e të pandehurit. 

Në anën tjetër, është praktikë jo e shpeshtë e Gjykatës Supreme që një gjykim të prishet tre herë dhe i njëjti të kthehet në rishqyrtim, e në rastin konkret duke shkelur dispozitat procedurale penale. 

Gjatë monitorimit të gjykimeve të shumta pranë gjykatave të qarkut dhe atyre komunale, nuk është hasur në praktika të tilla – që një lëndë të kthehet për rigjykimin e katërt. 

Gjithashtu Kryetarja e Trupit Gjykues që tani drejton këtë çështje, shprehet të mos ketë hasur shpesh në raste të tilla kur një lëndë rigjykohet për të katërtën herë, me arsyetimin e vërtetimit të gjendjes faktike, kur ligji lejon edhe mundësi tjera. 

Edhe pse mesatarja e lëndëve të kryera për kokë gjykatësi në Kosovë është e kënaqshme, dy ose trefish më shumë se normalja për gjykatës, në anën tjetër, raste të tilla si ky janë shqetësuese dhe ndikojnë në zvarritjen e lëndëve dhe grumbullimin e tyre.

 

ETIKETA

30 Shtator 2011 - 10:20 pm

Genc Nimoni 30/09/2011 - 10:20 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0