Rron Gjinovci, ORCA

Gjinovci: UP-së ia Rritëm Transparencën me Zor

Këtë akt ai tha se e kishte bërë për shkak të pakënaqësive të studentëve për Universitetin e Prishtinës dhe për këtë është dënuar nga gjykata.

Tani Gjinovci ka nisur një organizatë me të cilën po hulumton transparencën e UP-së dhe punën e këtij universiteti në avansimet e stafit universitar.

Gjinovci që drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai tha se me anë të aksioneve të cilat ka ndërmarrë grupi i studentëve “Studim Kritikë Veprim” ka arritur që ta bëjë Universitetin më transparent dhe të tërheqë vëmendje të publikut.

“Universiteti duhet ta keni parasysh se ka qenë shumë i mbyllur se sa që është sot, edhe sot është i mbyllur. E kemi rrit me zor transparencën e Universitetin e Prishtinës”, tha Gjinovci.

Ai përmendi edhe raportin hulumtues për 49% të zyrtarëve që drejtojnë Universitetin e Prishtinës e ku këta të fundit nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik.

Deklaratën e Rron Gjinovcit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: