Ardian Gjini në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Gjini: Kemi Pasur Komunikime me Disa Parti në Gjakovë

Kandidati i AAK-së për komunën e Gjakovës, i cili është në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën nga Alternativa, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se ka biseduar me shumicën e partive politike në Gjakovë dhe ka pasur komunikime me Vetëvendosjen, PDK , LDK, AKR dhe Nismën.

Gjini tha se pas rezultatit të zgjedhjeve ku AAK ka dalë e para është takuar me udhëheqësit e partive politike që nuk kanë arritur në balotazh.

Gjini tha se ai synon votat e të gjitha partive që nuk kanë kaluar në rundin e dytë të zgjedhjeve dhe se koalicionet do të krijohen pas balotazhit pasi që siç tha si duhet të krijohet shumica në asamble.

Deklaratën e plotë të Gjinit mund ta gjeni këtu. /21Media