Gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë | Foto: RTV 21

Gjimnazi në Zarë që Ruan Identitetin Shqiptar

Gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë të Kroacisë po i bën bashkë shqiptarët e atjeshëm.

Interesimi për mësimin e gjuhës shqipe në gjimnazin që funksionon në Zarë të Kroacisë është në rritje, mëson RTV 21 nga vizita atje.

Vesel Lekaj, profesor në këtë gjimnaz, tregon se përveç shqiptarëve nga Kosova që në vitet e fundit jetojnë në Kroaci, gjuhën shqipe kanë dëshirë ta mësojnë e të mos e harrojnë edhe arbëreshët e Zarës.

“Mësimi vazhdon mirë, ësht numri tu u rritë. Është interesant se kanë fillu edhe arbëreshët me pa atë nevojën e ardhjes në shkollën shqipe”, thotë profesori Lekaj.

RTV 21 në një video sjell edhe aktivitetet që shqiptarët e Kroacisë po i zhvillojnë për ta ruajtur identitetin.