Komuna e Gjilaanit | Foto: Atdhe MUlla

Gjilani Shpenzon 10 Mijë Euro për Festat e Fundvitit

Komuna e Gjilanit pritet të shpenzoj 9 mijë e 913 euro për organizimin e festave të vitit të ri. Komuna e Gjilanit, përmes njoftimit në Komisionin Rregullativ për Prokurimt Publik (KRPP) ka bërë të ditur se ka përzgjedhur kompaninë e cila do të merret me organizimin e festive të fundvitit.

Sipas njoftimit për dhënie, organizimi i festive të fundvitit iu është besuar kompanisë “CEO Sh.P.K” me vlerë të përgjithshme të kontratës 9 mijë e 913 euro e 18 cent.

Për këtë tender komuna pritet të shpenzoj rreth 100 për qind të mjeteve të planifikuara për këtë aktivitet. Komuna kishte ndarë 9 mijë e 950 euro mjete.

Për këtë aktivitete të prokurimit, Komuna e Gjilanit kishte përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët.

Për këtë aktivitete të prokurimit, Komuna e Gjilanit kishte përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët. Me këto mjete është paraparë të bëhet një skenë e mbuluar prej 10 metrave. Gjithashtu, është paraparë zerim dhe ekran 8m x 3M. Gjithashtu janë paraparë edhe 450 karriga dhe një tendë. Në mesin e shpenzimeve të parapara është edhe improvizimi i zyrës së kryetarit në hollin e Teatrit, për të cilën janë dhënë detaje se si duhet të duket.

Në anën tjetër dekorimi i qytetit të Prishtinës për festat e vitit të ri, komunës i kushtoi rreth 8 mijë euro më shumë

http://kallxo.com/komunes-se-prishtines-dekorimi-kushtoi-tete-mije-euro-shtrenjte/