Komuna e Gjilanit | Foto: Atdhe Mulla

Gjilani Hap Konkurs për Drejtor të Teatrit

Komuna e Gjilanit po provon për të gjashtën herë që të zgjedhë një person për ta drejtuar teatrin e qytetit.

Më 6 shkurt, komuna e shpalli të hapur konkursin për pozitën e Drejtorit të Teatrit, i cili konkurs do të zgjasë deri më 20 shkurt.

Për një vit e gjysmë Komuna e Gjilanit nuk ka mundur të përzgjedhë Drejtorin e Teatrit megjithëse kishte shpallur plot pesë konkurse.

Konkurset janë anuluar  me arsyetimin se ka pasur mungesë të kandidatëve me kushte të plotësuara sipas procedimit të Këshillit për teatër. Kështu që gjatë kësaj periudhe u.d i Drejtorit të Teatrit të Gjilanit ka qenë Bujar Haziri.

‘Gazeta Jeta në Kosovë’ kishte raportuar për mungesën e Drejtorit në Teatrin e Gjilanit dhe mungesën e shfaqjeve të prodhuara nga ky teatër.

Teatri i Gjilanit, Një Vit Pa Shfaqje të Reja e Pa Drejtor