Gjilanasi Mban Peng Gruan

Një burrë nga Gjilani është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur të mbyllur një grua në banesën e tij.

Ai është kapur dje në orët e pasdites si i dyshuar për veprën ‘privim i kundërligjshëm i lirisë’ .

Sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas që e kishte mbajtur të mbyllur pa dëshirë.

Sipas raportit ditor, viktima është trajtuar në QKUK ndërkaq i arrestuari është dërguar në mbajtje.