Shtatorja e Skënderbeut që do të ngrihet në Budapest (majtas) dhe pamja e heroit në ato të ngritura gjithandej (djathtas) – Foto: Twitter/Wikimedia

Gjilan, Mbahet Tryezë Shkencore për Skënderbeun

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot mbahet tryezë shkencore kushtuar figurës së Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes.

Tryeza, e cila organizohet në kuadër të manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, fillon nga ora 14:00, në shkollën “Don Bosko”, në Gjilan.

Aty përveç kryetarit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë edhe historianë e njohës së figurës së heroit.