Bundestagu gjerman | Foto: Wikipedia

Gjermania Para Zgjedhjeve

Më se 60 milionë gjermanë do të votojnë të dielën në afro 70 mijë qendra votimi, ndërsa nga sondazhet parashikohet që rivali kryesor i Merkelit Martin Shulc nuk mund t’ia rrezikojë asaj fitoren.

Angela Merkel, kreu i Bashkimit Kristian- Demokratik ka udhëhequr qeverinë gjermane që nga marrja e detyrës në vitin 2005.

Sipas sondazhit të fundit, Merkelit ka 37 për qind mbështetje, ose 17 pikë më shumë se Shulc, shkruan rtv21.tv.

Por nëse parashikimet aktuale te eskpertëve do të realizohen, Merkel nuk mund të fitojë një shumicë të drejtpërdrejtë, por edhe do të ketë nevojë për një partner koalicioni me opozitën për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot paradite, në një atmosferë të relaksuar, është takuar me udhëheqësinë e partisë për t’u falënderuar për mbështetjen gjatë fushatës paraelektorale.

Me këtë rast ajo ka thënë se ka afro 30 për qind të votuesve që janë ende të pavendosur.

Merkel gjithashtu ka përsëritur rëndësinë e një Europe paqësore, duke thënë se ia vlen të punohet drejt këtij qëllimi, veçanërisht duke marrë parsysh atë që po ndodh në Ukrainë e Siri.