FSK pranon një laborator për mësimin e gjuhës gjermane, donacion nga Gjermania - Foto: Rtv21

Gjermania Ndihmon FSK-në Përmes Donacioneve

Zëvendësministri në detyrë i FSK-së, Muhamet Latifi, gjatë një takimi me zëvendësambasadorin gjerman Jan-Axel Voss, ka vlerësuar lart kontributin e shtetit gjerman për ndihmat e vazhdueshme që po jep për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Latifi përmes zëvendësambasadorit Voss falënderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një kontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve, pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.

Ndërsa, zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratorit modern për mësimin e gjuhës gjermane për pjesëtarët e FSK-së. /21Media