Gjermania Arreston Serbin nga Bosnja të Dyshuar për Krime Lufte

Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se autoritetet gjermane e kanë arrestuar ish-pjesëtarin e forcave serbe të Bosnjës, Millorad Obradoviq, i cili është i dyshuar për krime të luftës në këtë vend, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka njoftuar dje se i dyshuari Obradoviq është arrestuar në rajonin e Munihut, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar nga Bosnjë-Hercegovina.

Më tutje në njoftimin e prokurorëve në Sarajevë theksohet se autoritetet e Gjermanisë e kanë filluar procedurën për ekstradimin në Bosnjë të këtij të dyshuari, 51 vjeçar.

Obradoviq është i dyshuar për pjesëmarrje në burgosjen e afro 120 civilëve myslimanë të Bosnjës, afër qytetit veriperëndimor, Prijedor, në korrik të vitit 1992.

Më vonë civilët e burgosur ishin ekzekutuar, ndërsa tre prej tyre ishin vrarë nga i dyshuari, Millan Obradoviq, theksohet në aktakuzë./rel/