Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Foto: REL/AFP

Gjermani: Liderët Optimistë për Arritjen e Koalicionit

Liderët e partive kryesore politike në Gjermani thonë se janë optimistë për finalizimin e marrëveshjes për formimin e “koalicionit të madh”.

Përfaqësuesit e partisë Unioni Demokratik Kristian (CDU) të kancelares, Angela Merkel, pastaj të partisë Unioni Social Krisitan (SCU) dhe Social Demokratët e krahut të majtë (SPD), planifikojnë të takohen ndaras gjatë ditës së sotme, për t’u përgatitur për rundin final gjatë fundjavës.

Partitë e kanë caktuar afatin deri më 4 shkurt për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, derisa Angela Merkel mbetet kancelare.

Andreas Scheuer nga SCU tha se është optimist përkundër pengesave që ende duhet të kapërcehen.