Foto: REL/AFP

Gjermani: Dhjetëra të Vdekur pasi një Makinë Godet Turmën e Njerëzve

Dhjetëra persona janë vrarë pasi një veturë ka goditur turmën në qytetin Muenster të Gjermanisë, kanë raportuar mediat gjermane.

Policia ka thënë se shoferi i makinës ka vrarë veten.

“Shoferi ka vrarë veten”, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane, duke shtuar se rreth 30 persona janë plagosur në këtë incident.

Policia lokale ka shkruar në Twitter se zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, në mënyrë që makinat dhe ekipet e emergjencës të mund t’u dalin në ndihmë të lënduarve.

Sipas edicionit online të revistës Spiegel, autoritetet gjermane “dyshojnë” se ky incident është sulm, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Ndërkaq, Bild ka raportuar se tre persona kanë humbur jetën në këtë incident.