FOTO ILUSTRIM

Gjenevë, Nis Sesioni i 37-të i Këshillit të OKB-së për të Drejta të Njeriut

Këshilli për të Drejta të Njeriut i Kombeve të Bashkuara hap sot sesionin e 37-të vjetor.

Ngjarja, e cila do të përfshijë edhe një samit treditësh të liderëve të rreth 100 shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, do të zgjasë deri më 23 mars dhe do të zhvillohet në Gjenevë.

Kritikët janë shprehur të zemëruar që ministri i Drejtësisë i Iranit, Alireza Vayi, do të mbajë fjalim në konferencën e të drejtave të njeriut.

Bashkimi Evropian dhe Zvicra i kanë vënë sanksione Avayit, duke thënë se ai, si ish-prokuror i lartë i Teheranit, “ka qenë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut, arrestime arbitrare, mohime të të drejtave të të burgosurve dhe rritje të ekzekutimeve”./rel/