Takimi i Haradinajt me gjeneralin Orr | Foto: ZKM

Gjenerali Amerikan e Konsideron Kosovën Shtëpi të Dytë

Në një takime Kryeministrin Ramush Haradinaj, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s Tymothy Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Orr në takim tha se ndihet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Harradinaj e falënderoi gjeneralin Orr për ndihmën.

“Më lejoni të ju falënderoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj.

Edhe Haradinaj e konsideroi nder të veçantë prezencën e gjeneralit amerikan në Kosovë.