Gjendet i Vdekur një Person në Ratkoc të Rahovecit

Orët e para të mëngjesit të sotëm policia e rajonit të Gjakovës ka marrë informacion për një rast të gjuajtjes me armë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, në afërsi të udhëkryqit që lidhet me fshatrat Denjë dhe Vrajak.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës 25 vjeçe, i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës.

Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur.

Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave  të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vrasjeve, vrasjeve të mbetura në tentativë dhe vdekjeve të dyshimta.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-grua-nen-dyshimin-per-vrasje/

http://kallxo.com/tentim-vrasje-ne-decan/