Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet i Vdekur në Veturën e Tij

Kështu ka njoftuar Policia e Rajonit të Gjilanit.

“Policia e Kosovës, stacioni policor i Vitisë, ka marrë një informatë se në fshatin Sllatinë e Epërme, komuna Viti, në veturën Golf- Karvan ngjyrë hiri me targa 05, gjendet një person i cili dyshohet së është pa shenja jeta”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Gjilanit.

Sipas njoftimit, vdekjen e 25-vjeçit e ka konstatuar mjeku kujdestar ne vendin e ngjarjes.

Viktima kishte në regjionin e kokës plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe prokurori i shtetit.

“Në veturën e të dyshuarit është gjetur një armë e cila është konfiskuar, revole “M-57”, cal. 7,62 mm, një gëzhojë dhe karikatori i armës së njëjtë”, thuhet më tutje në njoftim.

Trupi i viktimës është marrë dhe është dërguar për obduksion në Prishtinë.

Vetura në të cilën ka ndodhur incidenti është marrë nga familjarët.

Të gjitha rrethanat e këtij incidenti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.